Fun & Video

Një hajdut xhepash nga Rumania, befason policinë: Punëtori duhet të punojë, grabitësi duhet…

Autori: Gazeta inFokus 10:09 | 24 January 2019

Një hajdut xhepash nga Rumania, i cili fluturoi për në Mbretërinë e Bashkuar gjatë sezonit të festave për të vjedhur në tregjet e Krishtlindjeve, e që më pas u burgos pasi tentoi të grabiste një 11-vjeçare, ka lënë të habitur efektivët që e arrestuan.

“Një punëtor duhet të punojë, një hajdut duhet të vjedhë”, ka thënë Trica Niculescu duke u treguar më i sinqertë seç duhet për aktivitetin e tij kriminal.

58-vjeçari qëndroi në Britani për gjashtë ditë, kur ai u zbulua teksa po i grabiste një çantë shpine një vajze 11-vjeçare më 17 dhjetor në Birmingam.

-Advertisement-

Një denoncues gjithashtu e pa atë të fusë dorën e tij në xhepin e një gruaje, pas pasi ajo tërhoqi para nga një ATM.

Në intervistën e policisë ai pranoi se kishte vjedhur dhjetëra njerëz gjatë ditës. Gjykatësi Mat Evans e përshkroi Niculescu si një “hajdut profesionist, ndërkombëtar që erdhi në Britani të Madhe për të synuar tregun e Krishtlindjeve”.

“Në intervistë ai pothuajse erdhi si krenar për të faktin se ishte xhepist dhe nuk shprehu asnjë pendim për aktin që kreu ndaj njerëzve të pafajshëm, madje edhe te fëmijët”, shtoi Evans.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera