Lajme

Një grup qytetarësh protestojnë kundër vaksinimit, krahasojnë Vitinë e Ramadanin me nazistët

Autori: Gazeta inFokus 15:08 | 23 October 2021

Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), që nga dalja e vaksinës anti-COVID kanë bërë thirrje qytetarëve të vaksinohen, pasi është e vetmja mënyrë e sigurt për mbrojtje nga virusi Sars-Cov-2 i cili edhe ka shkaktuar pandeminë me të cilën po përballet e gjithë bota.

Megjithatë në Kosovë ka ende qytetarë të cilët vazhdojnë të bëjnë fushatë kundër vaksinimit.

Një grup qytetarësh sot kanë zhvilluar një aksion para objektit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës duke bërë thirrje që qytetarët të mos vaksinohen. Ata madje kanë krahasuar ish-ministrin Arben Vitia me Heinrich Himmler dhe Naser Ramadanin me Herman Gorinng të partisë Naziste të Hitlerit.


Që nga fillimi i pandemisë në Kosovë nga virusi Sars-Cov 2 kanë vdekur 2 mijë 974 qytetarë, derisa aktualisht numri i rasteve të vdekjes ka rënë ndjeshëm, marrë parasysh edhe faktin se janë dhënë 1 milion e 525 mijë e 230 doza.
Aktualisht në Kosovë janë vetëm 481 raste aktive.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera