Lajme

Një grua rrahet nga kunatat në Rahovec, pranon ndihmë mjekësore

Autori: Gazeta inFokus 11:23 | 23 December 2021

Policia e Kosovës ka njoftuar se një grua në Rahovec ka kërkuar ndihmë mjekësore pasi është sulmuar fizikisht nga dy kunatat e saj.

Sipas policisë, njëra nga të dyshuarat është arrestuar, teksa tjetra gjendet në arrati.

Me vendim të prokurorit, viktima së bashku me fëmijët është dërguar te familjarët e saj, ndërsa e dyshuara është liruar.

-Advertisement-

Rasti shkon në procedurë të rregullt.

“Rahovec 22.12.2021 – 11:00. Viktima femër kosovare ka kërkuar ndihmë mjekësore, pasi që është sulmuar fizikisht nga dy kunatat e saj f/kosovare. Njëra nga të dyshuarat është arrestuar, ndërsa tjetra gjendet në arrati. Me vendim të prokurorit, viktima së bashku me fëmijët është dërguar te familjarët e saj, ndërsa e dyshuara është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e policisë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
MYZHDE për krejt!

Të tjera