Lajme

Një grua nga Vushtrria vdes pasi bie në bunar

Autori: Gazeta inFokus 10:34 | 16 September 2020

Një grua nga Vushtrri ka rënë në bunar, në rrethana të panjohura.

Këtë e ka bërë të ditur Policia e Kosovës përmes raportit 24-orësh, shkruan Gazeta Infokus.

Ngjarja ka ndodhur të martën rreth orës 8:30.

-Advertisement-

“Raportohet se viktima femër kosovare në rrethana të panjohura ka rënë në një pus-bunar. Viktima është dërguar në emergjencë, ku mjeku ka konstatuar se e njëjta është pa shenja jete. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML, për obduksion.”, thuhet në raportin e Policisë./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera