Lajme

Një grua nga QKUK-ja i raporton në Polici burrin e vjehrrin për sulm fizik e keqtrajtim psikik

Autori: Gazeta inFokus 10:39 | 01 October 2021

Një grua është trajtuar në QKUK nga ku ka njoftuar autoritetet policore se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj dhe se psiqikisht është keqtrajtuar në vazhdimësi nga vjehrri i saj.

Të dy janë arrestuar nga Policia e Kosovës, në Podujevë të enjten.

“Viktima femër kosovare ka kërkuar ndihmë mjekësore. Pas trajtimit mjekësor në QKUK, viktima ka informuar se ditë më parë është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj mashkull kosovar dhe në vazhdimësi është keq trajtuar psiqikisht nga i dyshuari mashkull kosovar (vjehrri i saj). Të dyshuarit janë arrestuar. Me vendim të prokurorit pas intervistimit, palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e PK-së.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera