Lajme

Një grua ndërron jetë në spitalin e Gjakovës, policia nis hetimet

Autori: Gazeta inFokus 16:26 | 25 September 2024

 Një grua ka vdekur në spitalin e Gjakovës, gjatë së martës.

Vdekja e saj është konstatuar nga mjeku kujdestar.

65-vjeçarja u dërgua për trajtim aty pasi fillimisht ishte dërguar nga familjarët e saj në QKMF-në në Rahovec e më pas u dërgua edhe në spital.

-Advertisement-

Këtë e konfirmoi për Gazetën Infokus, zëdhënësi i policisë në Gjakovë, Sheremet Elezaj.

Për këtë rast është njoftuar prokurori kujdestar, me vendimin e të cilit është iniciuar rast “hetim i vdekjes”, ndërsa trupi i pajetë i viktimës është dërguar për ekzaminim mjeko-ligjor”, tha Elezaj për Infokus.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe pjesëmarrës në panairin “Gulfood Fair 2024” në Dubai
-Advertisement-

Të tjera