Lajme

Një grua lëndohet në ashensor në Ferizaj

Autori: Gazeta inFokus 10:06 | 23 August 2022

Një grua nga Ferizaj ka njoftuar policinë se është lënduar si pasojë e lëvizjeve të pakontrolluara të ashensorit, shkruan Gazeta Infokus.

Sipas policisë, rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 12:50.

“Është raportuar se viktima femër kosovare ka kërkuar ndihmë mjekësore pasi kishte pësuar lëndime trupore si pasojë e lëvizjeve të pakontrolluara të ashensorit. Pas tretmanit mjekësor viktima është liruar dhe është intervistuar në lidhje me rastin”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

-Advertisement-

Rasti është nën hetime./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Fito 50 € për dyshekun e vjetër dhe merr dyshkeun e ri Cloud për vetëm 549 €

Të tjera