Lifestyle

Një grua e verbër rifiton shikim dhe shikon burrin për herë të parë (FOTO)

Autori: Gazeta inFokus 13:23 | 20 September 2022

Historia e dashurisë së Sophia Corah duket sikur do shkonte shumë që të bëhej film dhe të gjithë do të dëshironin që ta shikonin. Nga një sëmundje krejt e papritur ajo u verbërua, por dashuria e jetës së saj e bëri atë që ta mposhte.

“Bright Side” ka sjellë historinë e Sophia-s që t’iu japë kurajo që të mos hiqni dorë nga njerëzit që doni pavarësisht nga rrethanat.

Një ditë Corah u zgjua dhe ndjeu se diçka nuk shkonte, por nuk mund ta kuptonte se çfarë saktësisht. Teksa po lëvizte nëpër klasë, ajo kuptoi se gjithçka ishte bërë e paqartë.

-Advertisement-

Në klasë, ajo nuk mund të lexonte një gjë të shkruar në tabelë apo edhe në një copë letër përpara saj. Atë e kapi paniku dhe pyeste veten nëse po vdiste.

Më vonë, Sophia zbuloi se kishte një gjendje të quajtur keratokonus, e cila shkaktoi një rënie drastike të shikimit të saj.

“Unë isha histerike për disa javë dhe kalova në depresion për rreth 8 muaj pasi e gjithë bota ime u përmbys”, ka thënë Corah.

Pavarësisht gjendjes së saj, Sophia vendosi të mos e linte kolegjin, megjithatë, ajo u transferua në një tjetër që ishte më afër qytetit të saj, pasi nuk mund të shkonte më aq larg.

Edhe pse në fillim iu duk sikur fati apo universi i kishte kthyer shpinën, asaj i ndryshoi jeta kur takoi Christian, i cili tani është bashkëshorti i saj.

“Ai me të vërtetë u bë familja ime dhe sistemi i mbështetjes. Isha shumë e prekur nga fakti se si kujdesej për mua ky person që sapo kisha takuar”, ka thënë Sophia.

Të dy punonin në kolegj dhe e nisën lidhjen e tyre si miq, por Christian ishte kujdesur për të që nga momenti i njohjes.

“Ai më shëtiste nëpër kampus, sigurohej që të haja drekën dhe madje bënte kartolina verbale për të më ndihmuar të studioja. Ne shkonim të luanim lojëra në kolegj dhe për një moment mund të harroja gjithçka që po më ndodhte. Shijoja kohën time me të”, tha Sophia.

“Bright Side” shkruan se procesi i saj i shërimit konsistonte në testimin e grupeve të ndryshme të lenteve të kontaktit dhe 2 operacione. Lentet e para që përdori Sophia nuk funksionuan për një kohë të gjatë, por ajo ishte në gjendje të shihte fytyrat për disa orë në ditë.

Kur pa fillimisht fytyrën e Christian, ajo u magjeps, duke eksploruar të gjitha detajet.

“Ai ishte i bindur se mendoja se ishte i shëmtuar për shkak të reagimit tim”, bën shaka Sophia. Megjithatë, ajo shpjegoi të vërtetën, duke thënë: “Ai ishte edhe më i pashëm nga sa mund ta imagjinoja”.

Më pas, Sophia filloi rrugëtimin e saj të rimëkëmbjes larg Christian, dhe ata nuk mundën ta shihnin njëri-tjetrin për 3 vjet. Asnjëri prej tyre nuk e dinte nëse kishin ende ndjenja për njëri-tjetrin pas gjithë kësaj kohe.

Sidoqoftë, Corah vendosi të rrëfejë ndjenjat e saj dhe udhëtoi 7 orë me makinë për ta parë përsëri. Edhe pse pa foto të tij, ajo nuk e kishte parë fytyrën e tij nga afër që kur kishte rifituar plotësisht shikimi.

“Mendova se ai ishte shumë i lezetshëm dhe doja më shumë se çdo gjë të isha me të përgjithmonë”, ka thënë Sophia, e cila i ka rrëfyer dashurinë e saj Christian-it. Ata u fejuan 2 muaj më vonë dhe u martuan pas 6 muajsh.

“Ne nuk donim të ishim më larg njëri-tjetrit”, ka përfunduar Sophia.

Tashmë ata po planifikojnë të blejnë një shtëpi dhe të vendosen së bashku dhe “të vazhdojnë të shijojnë këtë jetë që duhet të kalojmë së bashku”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm

Të tjera