Lifestyle

Një gjen në tru kontrollon dëshirën seksuale tek meshkujt

Autori: Gazeta inFokus 14:32 | 17 September 2020

Shkencëtarët kanë zbuluar një gjen në tru që kontrollon dëshirën seksuale tek burrat.

Gjeni, i quajtur “aromatase”, rregullon sjelljen seksuale të burrave dhe mund të jetë në shënjestër të ilaçeve për të rritur ose ulur dëshirën seksuale, sipas studiuesve nga Universiteti Northwestern.

Ekspertët thonë ai konverton testosteronin në estrogjen në tru, i cili drejton aktivitetin seksual të meshkujve.

-Advertisement-

Në studim, studiuesit pakësuan ‘aromatase-n’ në trurin e minjve meshkuj. Ata zbuluan se duke vepruar kështu, aktivitetit seksual tek minjtë u ul në 50% dhe ata treguan më pak interes për minjtë femra.

Studiuesit shpresojnë se gjetjet mund të kontribuojnë në trajtime të reja për çrregullimet e dëshirës seksuale. Kjo përfshin burrat me dëshirë të ulët seksuale, si dhe burrat me varësi nga seksi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera