Lajme

Një e mitur rrahet nga prindërit, policia e dërgon në strehimore

Autori: Gazeta inFokus 09:03 | 13 August 2022

Një vajzë e mitur ka raportuar në polici se pas një mosmarrëveshje është rrahur nga prindërit e saj, shkruan Gazeta Infokus.

Si8c njofton policia, rasti ka ndodhur në lagjen Emshir, të premten rreth orës shtatë të mëngjesit.

“Ankuesja femër  kosovare e mitur ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga të dyshuarit prindërit e saj. Viktima është dërguar në strehimore, ndërsa me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregull”, thuhet në raporti n 24 orësh të Policisë së Kosovës.

-Advertisement-

Rasti është cilësuar si “Keqtrajtim apo braktisje e fëmijës”./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Viva Fresh sjell programin XL: 10% zbritje gjatë gjithë vitit!
-Advertisement-

Të tjera