Një dorëshkrim për Shqipërinë në Vatikan
Autori: Gazeta inFokus 13:52 | 13 June 2017
Në Bibliotekën Apostolike të Vatikanit gjendet një dorëshkrim italisht (Barb.lat.5361) i Antonio Brunit nga Ulqini, me titull “Del Bellerbegato della Romania, d’Antonio Bruno da Dolcigno” (Mbi bejlerbejllëkun e Rumelisë, nga Antonio Bruno prej Ulqini) i shkruar andej nga gjysma e dytë e shek. XVI.
Për fat të mirë – dhe të keq – ky dorëshkrim mjaft interesant për historinë e Shqipërisë është digjituar dhe hedhur në internet, në faqen elektronike të Bibliotekës Digjitale Vatikane: digi.vatlib.it/, shkruan Shqip. Them të keq, sepse cilësia e skanimit është aq e dobët, sa transkriptimi i tij u bë një punë vërtet e bezdisur, një dhimbje e madhe koke.
“Bejlerbejllëku i Rumelisë”
Po në Hungari gati është zhdukur [katolicizmi] nga herezitë moderne, si mes besëtytnive të grekëve [i.e. ortodoksëve, EP] nuk mungojnë mbetje të sakrilegjeve të lashta të arianëve, donatistëve dhe manikejve që quhen paulicianë, dhe nga këta ka disa fshatra në Bullgari, në Mysi, se ky komb zinte jo vetëm Mysinë e poshtme, por edhe një pjesë të mirë të Trakisë dhe Maqedonisë, të të cilave provinca emrat e lashtë janë zhdukur tërësisht. Arbërit banojnë në një pjesë të Epirit, në Dardani dhe Maqedoni, si dhe në një cep të Ilirikut; ata që janë nga ana e Dalmacisë ndjekin fenë katolike (alla latina), të tjerët nga Durrësi e poshtë të gjithë atë ortodokse (alla greca). Gjuha e këtyre njerëzve është shumë e ndryshme nga ajo sllave dhe greke, qoftë ajo alane ose gotike – e sjellë nga Alariku i cili në sulm e sipër të Perandorisë romake qëndroi për një kohë të gjatë në Epir si një vend i përshtatshëm prej nga mund të pushtonte Italinë dhe Greqinë – qoftë gjuha e lashtë e maqedonasve, diçka që ka më shumë të ngjarë, pasi nuk ka lidhje me sllavishten, e cila ndoshta ishte gjuha e gotëve.
******
Peja është një vend në sanxhakun e Dukagjinit, ngjatë lumit të Drinit të Bardhë, edhe pse banohet më shumë nga spahinjtë e sanxhakut të Shkodrës. Por turqit janë të gjithë të një feje dhe një gjuhe, veç kësaj turqit mjeshtrit e qilimave shumë të hollë, njëherë e një kohë barinj endacakë … pasardhës të paluhatur të atyre aziatikëve që ndoqën faksionin dhe sektin e […] persianit, kushdo që ishte ose mund të ishte, […] i besonin më shumë Aliut se Muhametit. […] Në ato të Bullgarisë, Serbisë dhe Arbërisë janë gati të gjithë turqit më të shumtën të huaj të kombeve të ndryshme, dhe racë skllevërish [i.e. robërish] (ndërsa në Arbëri fshatarë), ose tregtarë a artizanë që i tremben çdo lëvizjeje, të armatosur si njëherë e një kohë, me hark dhe jatagan, por [tregtarët?] kanë ndonjë mushqetë etj.
Vuçiterna, Allaxhahisari, që serbët e quajnë Krushevac, Qystendili, Shkupi, Prizreni që zotëron shumë vende në Arbëri… Në Arbëri, në Shkodër, Dukagjin, Elbasan, Vlorë, Delvinë, të gjitha këto kanë dalje në det; Ohri, në sanxhakun e të cilit është Kruja e famshme e Skënderbeut, ka përzierje të madhe grekësh, bullgarësh, arbërish…. sanxhaku i Qystendilit ka 13oo spahinj, të tjerët nuk u tejkalojnë 8oo. Zakonisht kanë nga 2oo-3oo, rrallëherë 6oo. Disa nuk arrijnë në 8o, si Shkupi, Prizreni, Dukagjini, Shkodra ka pak më shumë, Kermani 56 deri 8o, pa llogaritur kurrë në numrin e spahinjve familjet e sanxhakbejlerëve.
Në këtë provincë, siç u tha, nga Bastia deri në Durrës ndiqet feja ortodokse, nën sanxhakët e Delvinës, Vlorës dhe Elbasanit. Në sanxhakun e Delvinës gati të gjithë e dinë gjuhën greke, në atë të Vlorës në pjesën më të madhe të sanxhakut ka shumë fshatra bullgarësh, që nxjerrin zift. Dhe vetëm Vlora – nga të gjitha krahinat e Shqipërisë – është e banuar nga turq të huaj me origjinë aziatike, nga ata që ndoqën Zekollin. Afër Vlorës pak më shumë se një ditë larg ndodhen malësorët himariotë, sigurisht të egër por pak të qëndrueshëm, të armatosur më të shumtën me heshta të shkurtra dhe hobé, tashmë kanë ngritur krye të bindur prej disave, por më shumë prej veprës së Athanasit, kryepeshkopit të Ohrit, i cili me pretekstin e vizitës (sepse Ohri është larg Himarës rreth katër ditë) etj. etj. etj. / KultPlus.com
Të tjera
-
Sërish dështon votimi i buxhetit në Prishtinë
Për të tretën herë ka dështuar votimi i buxhetit të Komunës së Prishtinës në ...
-
ASK: Deficit tregtar prej 10,4% në muajin tetor 2024, krahasuar me 2023-tën
Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar të dhënat lidhur me rrjedhat ...
-
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
Huti kësaj radhe vjen në ARTMOTION n’pikë të ditës, me super ofertë në Pakon ...
-
Ademi e Foda optimistë pas shortit të ‘play-off’-it për promovim në Ligën B
Në selinë e UEFA-s në Nyon është hedhur sot shorti për play-off të Ligës së K...
-
Si shkak i erërave të forta vazhdojnë problemet me energji
Problemet me energji elektrike kanë vazhduar edhe sot si shkak i erërave të f...
-
Punëtoret teknike në Kuvend refuzojnë takimin me anëtarët e Komisionit për të drejtat e njeriut
Gratë greviste, punëtore teknike në Kuvendin e Kosovës kanë refuzuar të marri...
-
Sa importon dhe eksporton energji elektrike Kosova?
Importi i energjisë elektrike në shtator të vitit 2024 ishte 166.73 GWh, kurs...
-
“Sa është IQ-ja e deputetëve të Vetëvendosjes”
Shkencëtari, njëkohësisht dhe deputet i Lëvizjes Vetëvendosje, Jahja Koka, pë...
-
“M’kanë thon ke pasë sukses veç pse je femër”, befason biznismenja kosovare, pasi tregon me çfarë paragjykimesh u përball
Kontabilistja Elvira Ibrahimi Hoti rrëfen se është përballur më paragjykime t...
-
Aksident mes një veture dhe motoçiklete në kryeqytet, lëndohet një person
Një aksident trafiku mes një veture dhe një motoçiklete ka ndodhur gjatë ditë...
-
Dita e Alfabetit, Nagavci: Kongresi i Manastirit, një ndër ngjarjet më të rëndësishme të kombit tonë
Në shkurt të këtij viti, Kuvendi i Shqipërisë miratoi datën 22 nëntor si Ditë...
-
Gjendet pa shenja jete një person në Gjilan, rasti po hetohet
Një person ka informuar se djali i tij është gjetur pa shenja jete. Sipas ...