Një ditë pas veprimit të Speciales, Hoti mbledhje urgjente me ministra
Autori: Gazeta inFokus 07:20 | 06 November 2020
Kreu i Qeverisë, Avdullah Hoti ka thirrur sot në ora 09:00 mbledhje të ekzekutivit
Në një njoftim të nisur nga Qeveria bëhet e ditur se mbledhja do të mbahet në mëngjes, megjithatë, nuk janë dhënë detaje për pikat e rendit të ditës.
Pas kësaj mbledhje, Hoti do të dalë të flas në konferencë para gazetarëve.
Kjo mbledhje e Qeverisë vjen një ditë pas arrestimit nga Specialja të tash ish-presidentit të vendit, Hashim Thaçit, ish-kreut të PDK-së, Kadri Veselit, shefit të grupit parlamentar të LVV-së, Rexhep Selimi dhe ish-kryeparlamentarit Jakup Krasniqi.
Qeveria mbrëmë përmes ministrit të Drejtësisë, Selim Selimit ka reaguar lidhur me zhvillimet e fundit. Selimi tha se nuk kanë qenë të informuar për operacionet e fundit të Speciales, e për këtë arsye do do të mbajnë mbledhje urgjente të ekzekutivit.
Aktakuza për katër prej figurave kyçe të UCK-së është bërë mbrëmë publike nga Specialja.
Deri më tani Qeveria ka reaguar pas zhvillimeve të fundit, duke deklaruar se askush nuk mund të shpallet fajtor pa një vendim përfundimtar të drejtësisë.
Në anën tjetër, derisa Kosova u lëkund nga zhvillimet e fundit, Hoti dje ishte duke qëndruar me disa anëtarë të kabinetit në Vatikan.
Kujtojmë që dje gjatë ditës, si ushtruese e detyrës së presidentes është emëruar Vjosa Osmani.
Kryeparlamentarja mund të qëndrojë në këtë pozitë deri në gjashtë muaj, nëse deri atëherë nuk sigurohen votat për një president të ri të shtetit.
Të tjera
-
Vuçiq: U mbajt një tubim jashtëzakonisht i madh në Beograd
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, këtë herë ka pranuar se në Beograd është m...
-
Pritjet për të hyrë në Kosovë deri në 40 minuta
Pritjet për të hyrë në Kosova nga pika kufitare e Muçibabës po vijojnë deri n...
-
Deklarohen të pafajshëm 22 të akuzuarit për mashtrim me “Call Center”
Në seancën fillestare të hënën në Gjykatën Themelore në Prishtinë janë deklar...
-
Gjendet pa shenja jete një 61-vjeçar në Pogradec
Një person i moshës 61-vjeçare është gjetur pa shenja jete në banesën e tij, ...
-
Protestë masive në Beograd kundër presidentit serb
Dhjetëra mijëra veta u mblodhën të dielën në një shesh qendror në Beograd duk...
-
Hill thotë se s’ka paralajmërime për sanksione ndaj NIS’it në Serbi, a i gënjeu Vuçiq serbët për të krijuar panik?
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Serbi, Christopher Hill, ka...
-
Tajani për vizitë në Kosovë, viziton kontigjentin italian të KFOR-it
Kryediplomati italian, Antonio Tajani, ka ardhur për vizitë në Kosovë për të ...
-
Kremlini hedh poshtë raportimet e mediave turke se gruaja e Assadit kërkoi divorc dhe largim nga Moska
Kremlini hodhi poshtë të hënën raportet e mediave turke që sugjeronin se Asma...
-
Kundërligjshëm e pa përvojë pune, Rozeta Hajdari e bën zv. kryeinspektore ish asistenten e Albulena Haxhiut vetëm 8 muaj pasi u punësua në MINT
Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, ish asist...
-
Haziri në 35-vjetorin e LDK-së: Kjo familje politike e Rugovës ia dha vendit demokracinë në të cilën fitojnë edhe rivalët tanë
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri shkroi për përvjet...
-
Komuniteti i Ambasadës nderon Hovenierin për vizionin e tij për Kosovën
Komuniteti i Ambasadës Amerikane ka nderuar ambasadorin Jeffrey M. Hovenier m...
-
Hill: Nuk ka prova që lidhin Beogradin me shpërthimin në kanalin Ibër-Lepenc
Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill, tha sot se SHBA-të nuk kanë k...