Një ditë pas samitit në Ohër, Kurti flet për Procesin Berlinit: Kancelari vjen nesër e gjallëron atë
Autori: Gazeta inFokus 13:59 | 09 June 2022
Kancelari gjerman, Olaf Scholz, nesër do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Kosovë. Ardhjen e tij e quajti një lajm shumë të mirë kryeministri Albin Kurti, i cili tha se ai me vete do të sjellë “gjallërim” për Procesin e Berlinit.
Këtë deklaratë Kurti e bëri pasi argumentoi arsyet e tij për refuzimin e pjesëmarrjes në Ballkanin e Hapur, derisa edhe një herë përsëriti zotimin e tij ndaj Procesit të Berlinit.
“E kemi një lajm shumë të mirë që do të na vijë për vizitë zyrtare nesër kancelari gjerman, Olaf Scholz, me një lloj rifreskimi dhe gjallërimit të Procesit të Berlinit si mision kryesor”.
Po ashtu, kryeministri Kurti tha se janë bërë përgatitjet për mikpritjen e kancelarit gjerman, shkruan Express.
“Ne do t’i bëjmë mikpritjen më të lartë shtetërore”.
Po ashtu, Kurti e cilësoi si lajm shumë të mirë edhe anulimin e vizitës së ministrit të Jashtëm rus, Sergey Lavrov, në Beograd, duke thënë se kjo u bë falë dy tri shteteve të NATO-s, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë.
Të tjera
-
Zbardhet fjalimi – Pjetër Shala: “M’u shkatërrua jeta!”
“Kam shumë për të thënë, por shumicën e fjalëve i shprehën avokatët e mi, kan...
-
Kurti në Stamboll mburret me ushtrinë, tregton problemet me Serbinë
E diela e 2 qershorit shënon ditën e tretë të vizitës zyrtare që një delegaci...
-
Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se gjatë pesë ditëve ...
-
MPJD pyetjet për deklaratat e Presidentes Osmani i quan spekulime
Spekulime e thashetheme, i ka quajtur zyra e kryediplomatës së Kosovës, Donik...
-
Grupi i parë i haxhilerëve nga Kosova arrin në Mekë
215 besimtarët e parë nga Kosova, të cilët sot në mëngjes janë nisur drejt ve...
-
Mbyllen votimet në Preshevë e Bujanoc
Procesi i votimit në dy komunat e Luginës së Preshevës, Preshevë dhe Bujanoc ...
-
Fronti Europian miratoi Deklaratën Politike mbi legjitimitetin etnik që buron nga zgjedhjet
Sot në Tetovë, të gjitha organet partiake, por edhe përfaqësuese në pushtetin...
-
Reporteri i luftës Nuhi Bytyçi nesër dëshmon në Hagë në procesin Thaçi dhe të tjerët
Reporteri i luftës Nuhi Bytyçi, nesër më datë 3 qershor do të dëshmojë në Hag...
-
Ministria e Financave thotë se skema e re sociale eliminon kriteret diskriminuese
Ministria e Financave ka filluar pilotimin e reformës se skemës të asistencës...
-
Ambasadori italian në Serbi: Asociacioni është kusht për pranimin e Kosovës në KiE
Ambasadori i Italisë në Serbi, Luca Gori, ka theksuar se formimi i Asociacion...
-
Në Pagarushë zbulohet lapidari për dëshmorët dhe të rënët e fshatit
Ditën e së dielës, në fshatin Pagarushë u bë zbulimi i lapidarit, përkatësish...
-
Tahiri: Kurti nuk heqë dorë nga privilegjet dhe xhipat e zi
Shefi i Grupit Parlamentar të AAK’së, Besnik Tahiri, ka thënë se kryeministri...