Lajme

Një ditë pas dështimit të marrëveshjes së drejtësisë, Scott shkon në zyrën e Vuçiq

Autori: Gazeta inFokus 14:55 | 18 October 2017

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kërkojnë vazhdimin e dialogut dhe zbatimin e marrëveshjeve Beograd-Prishtinë, një ditë pasi 42 gjyqtarët nuk shkuan për t’u betuar te Presidenti Hashim Thaçi duke e penguar zbatimin e marrëveshjes së drejtësisë. Thaçi e Vuçiq ishin dakorduar në Bruksel që gjyqtarët serbë të integrohen në sistemin e Kosovës.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka pritur sot ambasadorin amerikan në Beograd, Kyle Scott. Sipas njoftimit nga ky takim, përveç interesimit për rritjen e bashkëpunimit midis dy vendeve, sidomos në rrafshin ekonomik, ata kanë biseduar edhe për nevojën e vazhdimit të dialogut Beograd-Prishtinë.

Sipas komunikatës për media, ata kanë theksuar nevojën e vazhdimit të dialogut midis Beogradit e Prishtinës si dhe për implementimin e marrëveshjeve më herët të arritura midis tyre, përfshirë Marrëveshjen për Drejtësi dhe Marrëveshjen për themelimin e Asociacionit të Komunave Serbe në Kosovë.

-Advertisement-

Theksohet se ambasadori amerikan Scott ka thënë se SHBA përshëndesin thirrjen e Vuçiqit për dialog të brendshëm mbi Kosovën.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Coffee Show B2B në Zagreb nga Devolli Corporation

Të tjera