Uncategorized

Një ditë para takimit me Presidenten, opozitarët presin vështirësi në caktimin e datës së zgjedhjeve

Autori: Gazeta inFokus 15:03 | 30 July 2024

Presidentja Vjosa Osmani ka thirrur një takim me liderët e partive politike në Kosovë.

Temë kryesore e takimit që do të mbahet të mërkurën është caktimi i datës së zgjedhjeve.

Shumica e partive politike tashmë kanë konfirmuar pjesëmarrjen e edhe partia në pushtet.

-Advertisement-

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, në një deklaratë për Infokusin ka thënë se pret vështirësi në dakordimin e partive për datën e zgjedhjeve.

“Përkundër që zotëri Kurti në asnjë proces politik as të brendshëm në Kosovë e as të jashtëm nuk ka përafru asgjë me opozitën, do të jetë vështirë e besueshme që edhe data e zgjedhjeve të jetë për të gjithë e pranueshme, kështu që do të imponoj një datë të tij. Kështu që prej kur do të ndodhë takimi i parë, pra prej nesër e tutje vendin, popullin, qytetarin e prek zgjedhja, do të jetë çështje kryesore në këtë vend procesi zgjedhor”, ka thënë nënkryetari i LDK-së.

E gjithë përgjegjësia për t’u arritur një dakordim për zgjedhje, Haziri thotë se është në dorë të Presidentes Osmani.

“Nëse bazohemi në deklaratat e zotëri Kurtit që i ka thënë pas takimit me zotëri Memli Krasniqi, Emilja Rexhepin dhe Donika Gërvalla Shëarz, në fakt ai ka përjashtuar nga zgjedhjet dy sezona, e ka përjashtu verën dhe dimrin. Kështu që vjeshta dhe pranvera kanë mbetë si opsione të vetme. Sidoqoftë, prej gushtit, roli i tij është sekondar, në kuptimin legal e kam fjalën, sepse Presidentja e ka marrë një inciativë, tash hyn me kornizën e rregullt të zgjedhjeve”, ka thënë ai për Infokus.

E nga ana tjetër, deputeti i partisë në pushtet, Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi, thotë se ata janë të gatshëm për çfarëdo date.

“Është vërtetuar se opozita nuk e ka pasur me gjithë mend kërkesën për zgjedhje të parakohshme, ata kanë ankth nga zgjedhjet qofshin të rregullta, qofshin të parakohshme. Janë të interesuara për t’i shmanngur e për t’i shtyrë për aq sa munden por zgjedhjet e rregullta nuk mund të shtyhen, sepse ato janë afate kushtetuese. Nëse partitë politike, opozita në tërësi dakordohen për ta shpërndarë Kuvendin, natyrisht se Vetëvendosja është e gatshme”, ka thënë Rrustemi për Infokus.

Ndërsa në një postim në Facebook, Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës, ka treguar se zgjedhjet e rregullta parlamentare mund të mbahen vetëm në periudhën nga fundi i janarit e deri në mes të shkurtit të vitit të ardhshëm./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë
-Advertisement-

Të tjera