Rozë

‘Një ditë më thotë të dua si motër….’/ Jasmina shpërthen në lot pas debatit të fortë me Andin

Autori: Gazeta inFokus 23:05 | 16 April 2021

Në “Për’puthen” u transmetua takimi i parë i Jasminës dhe Andit, pas momentit që ata të dy u deklaruan për njëri-tjetrin.

Ndonëse pritej që ky takim të ishte më i ngrohtë dhe pasionant, gjërat mes tyre nuk shkuan ashtu siç menduam. Ata të dy dukeshin më të ftohtë me njëri-tjetrin dhe madje as në studio nuk munguan debatet e forta të çiftit.

Pas takimit ata debatuan për faktin se Andi flet në prapaskenë me vajzat e tjera, Sarën dhe Olën, që Jasmina pretendon se nuk i ka mirë marrëdhëniet. Ajo u shpreh se Andi ngacmohet me vajzat e tjera dhe se e bën këtë gjë për ta provokuar Jasminën.

-Advertisement-

Këtë gjë e pohoi edhe vetë Andi, sepse u shpreh se dëshiron ta provojë edhe Jasmina se si ndihet ai kur ajo flirton me djemtë e tjerë.

Ndërkohë pas debatit, Jasmina shpërtheu në të qara dhe u shpreh se ndihet shumë e lodhur.

Jam lodhur sinqerisht nga gjithë këto. Nuk më është dashur të luftojë për një mashkull dhe ai e bën sikur unë duhet të luftoj çdo ditë për të. Ai çdo ditë ndryshon. Një ditë më thotë të dua si motër si shoqe, një ditë thotë më bëre për vete se më pëlqen se folëm bukur. Të rri ta pres ulur këtu unë derisa t’i vijë mendja atij”, u shpreh Jasmina mes lotësh.

'Një ditë më thotë të dua si motër....'/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera