Fun & Video

Një dhuratë speciale shqiptare për Putin nga Vuçiç

Autori: Gazeta inFokus 11:16 | 18 January 2019

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç i dhuroi homologut të tij rus Vladimir Putin një qen Sharri.

Sipas portalit serb “Blic”, ky është një qen mashkull tre muajsh i kësaj race dhe origjina është nga malet e Sharrit.

“Qeni ka breza serioz të shtatë gjeneratave prapa. Bëhet fjalë për llojin më të vjetër autokton dhe dihet se Putin pikërisht i pëlqen këto raca”, thotë një burimi i “Blic” nga Presidenca.

-Advertisement-

Sipas medias serbe është hera e parë që Vuçiç jep një dhuratë kaq speciale. Kujtojmë se qeni i Sharrit, apo Deltari Ilir është racë autoktone ilire.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday ne Artmotion

Të tjera