Rozë

Një dasmë së shpejti mes Heidit dhe Romeos? Ish-banorja e BBVA thyen heshtjen

Autori: Gazeta inFokus 12:26 | 04 July 2024

Heidi Baci zbuloi se pret një propozim nga Romeo në mënyrë që të realizojnë dasmën e tyre.

Çifti, i cili u njoh brenda shtëpisë së Big Brother VIP, po përjeton një romancë dhe të dy duken më të lumtur se kurrë.
Baci tha se ka takuar familjarët e Romeos, ndërsa së shpejti pret që të stabilizohen.

“Ne nuk ndahemi dot nga njëri-tjetri. Fakti është ky që punën time, ngaqë gjithmonë kam jetuar në shtete të ndryshme, nuk i kisha rrënjët kaq të futura në Itali, njëlloj si Romeo këtu. Unë anoj më tepër tek Shqipëria. Më thotë gjithmonë Romeo po sikur…

-Advertisement-

Ndjehem shumë më shumë e dashuruar. E kemi shijuar njëri-tjetrin në maksimum. Ne jemi shumë njëlloj në shumë aspekte dhe ishte vonë. Poezinë që hodha në Instagram e kam pasur frymëzim të momentit. Ai më vendos këngët vlonjate. Kam qenë për drekë tek gjyshërit e Romeos, jam kënaqur me ta. I dua shumë, janë shumë të ëmbël.

Të keqen nëna më thoshte gjyshja Romeos. Familjarët ende nuk kanë ardhur këtu. Por do të shkojmë së shpejti atje. Dasma nuk është në dorën time, pres propozimin. Do e shohim”, tha ajo në “Top Arena”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nis bashkëpunimi serioz dhe strategjik midis Comodita dhe JYSK International
-Advertisement-

Të tjera