Sport

Një biletë për ndeshjen e fundit të Liverpoolit në shtëpi kushton jashtëzakonisht shumë

Autori: Gazeta inFokus 20:02 | 17 April 2019

Liverpooli është në garë të ngushtë me Manchester Cityn për titull kampioni në Premierligë, dhe interesimi i tifozëve të kuqve është aq i madh saqë ka bërë që një biletë për ndeshjen e fundit të skuadrës së tyre të zemrës të kushtojë deri në shtatë mijë euro.

Liverpooli është në vendin e parë dhe ka dy pikë më shumë se City, por skuadra e Pep Guardiolës e ka edhe një ndeshje më shumë në dispozicion për ta zhvilluar, transmeton Express.

Tash që kanë mbetur vetëm edhe katër javë deri në fund të sezonit, çdo pikë është vendimtare tani e tutje.

-Advertisement-

Mbase Liverpooli ka ndeshje më të lehta se City në vazhdim. Të kuqtë e vizitojnë Cardiff City që lufton për mbijetesë në fundjavë, para se ta mirëpresë në shtëpi një skuadër tjetër që lufton për mbijetesë, Huddersfield Town.

Në ndeshjen e parafundit, Liverpooli luan në udhëtim ndaj Newcastle Unitedit dhe më pas e mirëpret Wolves në ditën e fundit të sezonit.

City do të ketë ndeshje më të vështira, sepse do të përballet me Tottenhamin në shtëpi, me Manchester Unitedin në udhëtim, me Burnley në shtëpi, Leicester City në shtëpi dhe me Brightonin në udhëtim.

Por, interesimi për ndeshjen e fundit të Liverpoolit duket tejet i madh, pasi çmimi i një bilete shkon deri në 7 mijë euro.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik

Të tjera