Lajme

Një automjet bie në lumin Drin, dyshohet për për 2 të bllokuar brenda

Autori: Gazeta inFokus 08:39 | 12 September 2017

Një automjet është aksidentuar orët e para të mëngjesit të sotëm në qytetin e Shkodrës.

Ngjarja ka ndodhur pranë urës së Bahçallëkut. Mjeti ka dalë nga rruga dhe ka rënë në lumin Drin.

Dyshohet se në mjetin e rrëzuar ka 2 persona, por ende nuk bëhet e ditur gjendja e tyre shëndetësore.

-Advertisement-

Pas rënies së makinës në lumë, policia e Shkodrës ka shkuar menjëherë në vendngjarje.

Ka nisur puna për nxjerrjen e saj, ndërkohë që priten dhe polumbarët nga Tirana.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Një vit i suksesshëm përtej pritshmërive
-Advertisement-

Të tjera