Lajme

Një aeroplan ushtarak i SHBA-së zbarkon në Cyrih: Trump në WEF?

Autori: Gazeta inFokus 21:17 | 19 January 2020

A do të vijë presidenti amerikan Donald Trump në WEF në Davos apo jo? Kjo është një pyetje që po preokupon mediat zvicerane, dy ditë para fillimit të Forumit Ekonomik Botëror.

Ishte planifikuar që Trump të mbajë fjalimin e hapjes së WEF të martën e ardhshme. Por, meqenëse pikërisht atë ditë fillon procesi i gjykimit të tij “(Impeachment) në Senatin e SHBA, vazhdon të vihet në dyshim vizita e tij.

Ardhja e tre aeroplanëve me ngarkesë, të Forcave Ajrore të SHBA-së në Aeroportin e Cyrihut ishte planifikuar për sot. Por kjo është anuluar ndërkohë, shkruan “Blick, ndërsa arsyet janë të paqarta.

-Advertisement-

Ndërkaq, siç raporton tani një reporter lexues, për “20 minuten” një aeroplan amerikan transporti ka zbritur në Aeroportin e Cyrihut të Dielën në orën 19.00, transmeton albinfo.ch. Thuhet se bëhet fjalë për makinën për transportim C-5 Galaxy. Kur do të aterrojnë dy aeroplanët e tjerë është ende e paqartë.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera