Një 80 vjeçare voton në Gjilan: Nuk e di a më jep Zoti jetë me prit ndryshim
Autori: Gazeta inFokus
12:33 | 14 February 2021
Rritje të pensioneve, po kërkon 80 vjeçarja nga Livoçi, e cila thotë se gjithmonë ka dhënë votën e saj. Nuk e ka ndaluar as moti i ftohtë dhe të reshurat e dendura të borës, që të vie në qendrën e votime në Gjilan, për të votuar për atë që ia beson kërkesat që ajo ka.
Halime Kçiku e cila ka tetë dekada jetë thotë se do të votojë sa të ketë jetë, por që nuk e dinë se a do të ketë mundësi t’i pres ndryshimet.
“Gjithmonë sa të jam gjallë…çka të donë ata, çka të bëjnë rahmet. Po pres, në mujsha me prit ku me dit a na jep Zoti jetë”, thotë ajo.
Ani pse e shoqëruar nga djali i saj, thotë për KosovaPress se dëshiron të votojë vetë pa e asistuar dikush.
“Me na i rrit pak pensionet, në mujshin me na rrit faleminderit…kom qef me votu, vet kom qef”, ka shtuar ajo.
Ajo votën e saj e ka dhënë paraditen e sotme në shkollën “Abaz Ajeti”, në Gjilan.
Zyrtari i lartë ekzekutiv i Komisionit Komunal Zgjedhor në Gjilan ka treguar për KosovaPress se deri në orën 11:00, kanë votuar 7,85 për qind e qytetarëve.
Në Komunën e Gjilanit janë 34 qendra votimi dhe 118 vendvotime.
Të drejta vote kanë 94,923 votues, ndërsa 8100 votues janë më pak në krahasim me zgjedhjet e kaluara për shkakun e pastrimit të listës së votuesve që kanë pasur dokumente UNMIK-ut, të vdekurit dhe për votuesit që kanë aplikuar për të votuar përmes postës.

T� tjera
-
Haxhiu nesër në Shkup, njoftohet se do t’i takojë Kryeparlamentarin, Kryeministrin dhe Presidenten
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, do të zhvillojë të martën, ...
-
Rusët i kërkojnë bashkëpunim Vuçiqit edhe pas rrëzimit- shpresojnë që kjo të ndodhë edhe me forcën e re në Serbi
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se Moska pret që ish-presidenti ser...
-
Kamberi: Lista Studentore që mposhti Vuçiqin duhet ta pranojë realitetin e Kosovës së pavarur
Deputeti i zgjedhur në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se mbetet ...
-
VV-ja “harron” se është në pushtet, fajëson “pushtetin e vjetër” për kulturën e të fortit
Lëvizja Vetëvendosje, parti që udhëheq me Kosovën prej vitit 2021, ka fajësua...
-
Rasti në Pejë, Endrit Thaçi mbështet protestën për gratë
Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur m...
-
Protestat në Tiranë, Rama për mediat greke: Qeveritë ndryshojnë me zgjedhje, jo me kokteje molotovi
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për mediat greke lidhur me prot...
-
Vdes hoxha i njohur nga Kosova
Ka ndërruar jetë Bahri Simnica, ish-drejtor i Medresesë “Alauddin” në Prishti...
-
Kuvendi miraton rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimin e dhunës në baza gjinore
Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimi...
-
Haradinaj akuzon Qeverinë Kurti për korrupsion: Shiko tenderët njëburimorë dhe sektorin energjetik
Ramush Haradinaj nga Aleanca, ka qenë i ftuar në “Pressing” të T7. Ai ka a...
-
Rasti i Arlinda Zekajt, Sveçla: Kërkova nga IPK-ja të hetojë veprimet e policisë
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se ka kërkuar nga Kuven...
-
Kryeprokurori Gashi për vrasjen e Zekajt: Nesër ose pasnesër dalim me deklaratë
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnullah Gashi, ka paralajmëruar se nesër ose pasne...
-
Rama ndez qirinj në kujtim të Arlinda Zekajt: Kërkojmë drejtësi dhe përgjegjësi për çdo dështim
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ndezur qirinj në objektin e Kryeqyte...






























