Lajme

Një 39-vjeçar gjendet i vdekur në breg të detit të Durrësit

Autori: Gazeta inFokus 10:52 | 11 August 2023

Një 39-vjeçar është gjetur i pajetë në orët e para të mëngjesit të sotëm, në breg të detit të Durrësit.

Policia e Shqipërisë thotë se është gjetur i pajetë shtetasi M. A., 39 vjeç, banues në lagjen nr.15.

Nga këqyrja paraprake e trupit të 39-vjeçarit, nuk janë konstatuar shenja dhune. Paraprakisht, dyshohet se ai ka humbur jetën, për shkaqe natyrale.

-Advertisement-

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për identifikimin e këtij shtetasi, si dhe për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje. /TCH

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Edhe një storie suksesi – PRINCE CAFFE lidh marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë më të madhe në Kroaci të shitjes me…

Të tjera