Lajme

Një 3-vjeçar bie nga lartësia në Vushtrri, dërgohet në QKUK

Autori: Gazeta inFokus 16:10 | 26 January 2021

Një 3-vjeçar ka rënë nga kati i dytë i një objekti në Vushtrri, me ç’rast ka pësuar lëndime trupore.

Pas marrjes së ndihmës së parë në Vushtrri, i njëjti është dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitarë të Kosovës.

Lajmin për Gazetën inFokus e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

-Advertisement-

“Rreth orës 11;00, nga emrgjenca e spitalit në Vushtrri, është raportuar se një fëmijë i moshës 3 vjeçar, ka pësuar lëndime si pasoj e rënies nga kati dytë i një objekti! Pas ndihmës së dhënë fëmiu i lënduar është dërguar në QKUK”, tha Zahiti për inFokus.

Ai shtoi se policia po merret me sqarimin e rrethanave në të cilat ka ndodhur rasti.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik

Të tjera