Lajme

Një 13 vjeçar qëllohet për vdekje nga policia

Autori: Gazeta inFokus 09:57 | 02 April 2021

Një djalë 13 vjeçar është qëlluar më armë zjarri nga policia e Çikagos, në pjesën perëndimore të qytetit pasi që autoritetet e policisë e cilësuan si përleshje të armatosur.

Policia e Çikagos ka thënë se një oficer policie është përgjigjur me armë zjarri pasi që ka vërejtur se në një zonë ka të shtëna me armë, kur polici qëlloi një të dyshuar, raporton The Guardian.

“Ai ishte plot jetë”, ka thënë nëna e djalit të vrarë, Elizabeth Toledo, e cila ishte e rrethuar nga familjarët. “Ata thjeshtë e morën atë nga unë”.

-Advertisement-

“Unë dua të di se çfarë ndodhi, dua vetëm drejtësi për djalin tim, kjo është e tëra”, është shprehur nëna e 13 vjeçarit.

Kryetarja e Çikagos, Lori Lightfoot, ka thënë në twitter se është shumë e rëndësishme që video e gjuajtjes me armë t’i tregohet fillimisht familjes së djalit, dhe më pas publikut në kohë sa më të shpejtë të mundshme.

Ndërsa, është konfiskuar një armë zjarri ka bërë të ditur policia. Gjithashtu, Howar Ludwig, zëdhënës i policisë ka thënë se policia është në përpjekje që ta definojë saktë nëse 13 vjeçari ka qëlluar i pari në drejtim të policisë përpara goditjes fatale që ai mori.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt

Të tjera