Lajme

Njazi Thaqi: Fajin për mungesë të rrymës nuk e ka KEK-u

Autori: Gazeta inFokus 21:44 | 16 December 2018

Korporata Energjetike e Kosovës, KEK, ka njoftuar se ajo është duke dhënë maksimumin për prodhimin e energjisë.

Drejtori menaxhues i kësaj kompanie, Njazi Thaqi, ka sqaruar se KEK nuk i ka fajet për ndërprerjet e energjisë elektrike me të cilat po përballen qytetarët e Kosovës në këto ditë të ftohta.

Përmes një postimi në profilin e tij në “Facebook”, Thaqi thotë se kapacitetet maksimale prodhuese të termocentraleve të Kosovës 800 megavatë orë energji elektrike dhe se që nga data 13 dhjetor, KEK-u është duke prodhuar me kapacitete të plota.

-Advertisement-

“Pra prodhimin e kemi 800 MW/h për rrjet dhe nevojat e brendshme që aktualisht eshte rreth 870 MW/h”, ka shkruar ai.

Thaqi thotë se ky është obligimi i korporatës që drejton dhe se atë po e përmbushin me përgjegjësi të lartë dhe me një angazhim maksimal të të gjithë punëtorëve.

“Sa i përket reduktimeve për të cilat po na drejtoni ankesa dhe pyetje nuk mund te japim asnje pergjigje per shkak se nuk eshte pergjegjesi e jona”, ka shtuar Njazi Thaqi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë

Të tjera