Niveli i lartë i sheqerit në gjak/ Sinjalet që paralajmëron trupi
Autori: Gazeta inFokus 07:18 | 24 December 2021
Duke njohur sinjalet që jep trupi në lidhje me nivelin e sheqerit në gjak ju mund të parandaloni shumë probleme potenciale për shëndetin. Glukoza ose niveli i balancuar i sheqerit në gjak është burimi kryesor i energjisë për trupin e njeriut. Kur niveli i sheqerit në gjak është i lartë është një shenjë që tregon se trupi është duke abuzuar me sheqerin.
Sipas ekspertëve niveli i lartë i sheqerit në gjak, i quajtur si hiperglicemi zhvillohet shpesh tek personat që vuajnë nga sëmundja e diabetit. Por mund të zhvillohet edhe në organizmat e paprekura nga diabeti por që kanë tendencën për tu prekur prej tij. Niveli i duhur apo jo i sheqerit në gjak mund të evidentohet përmes një testi të thjeshtë gjaku. Por duke njohur sinjalet që jep trupi ju mund të parandaloni shumë probleme potenciale për shëndetin.
Në Shqipëri, numri i personave të prekur nga diabeti rritet nga viti në vit. Sipas të dhënave zyrtare rezulton se shifra e përafërt e diabetikëve është rreth 120-150 mijë. Po sipas të njëjtave të dhënave, mosha më e prekur nga diabeti në Shqipëri është grupmosha 40-65 vjec që përbën gati 40% të rasteve, por diabeti tip 2 po haset gjithnjë e më shpesh edhe në moshat 30-40 vjeç. Më poshtë po listojmë disa nga sinjalet që paralajmëron trupi kur niveli i sheqerit në gjak është i lartë.
Uria e Tepërt
Oreksi ose uria e tepërt është shpesh herë shenjë e nivelit të lartë të sheqerit në gjak. Njerëzit që vuajnë nga hiperglicemia kanë në mënyrë konstante uri pavarësisht se konsumojnë vaktet e ushqimit rregullisht.
Rritje e Etjes
Etja e tepërt që është e pamundur të shuhet është një tjetër shenjë që niveli juaj i sheqerit në gjak është i lartë.
Ndijesia e Thatë në Gojë
Kur niveli i sheqerit në gjak është i lartë, një nga shenjat paralajmëruese është ndijesa e tharjes së gojës. Tharja e gojës nxit ndijesinë e etjes edhe kur ju mund të keni marrë sasinë e duhur të lëngjeve.
Plagë të Vogla në Trup
Një person që ka hiperglicemi mund të vërë re prerje të vogla, gërvishje ose plagë të tjera në lëkurë, të cilat shkaktojnë dhimbje të lehta të shpeshta.
Infeksione të Shpeshta
Niveli i lartë i sheqerit në gjak ndikon tek prekja e organizmit nga infeksionet në mënyrë të shpeshtë dhe kronike.
Rënia e peshë
Një tjetër nga shenjat e hiperglicemisë është edhe rënia në peshë, e cila në këto raste mund të ndodhë edhe në rastet kur personi ka një oreks të shëndetshëm në të gjitha vaktet.
Ketoacidoza
Niveli i lartë i sheqerit në gjak mund të nxisë komplikacione serioze të cilësuara me emrin Ketoacidoza. E shfaqur në rastet e diabetit 1. Simptomat e kësaj gjendjeje të rëndë shoqërohen me aromë të keqe të gojës, tharje e jashtëzakonshme e gojës, vjellje etj. Ketoacidoza është një gjendje kërcënuese për jetën dhe kërkon ndërhyrjen e menjëhershme të mjekëve./AgroWeb.
Të tjera
-
Dugolli: Në Bruksel nuk po diskutohet për dinarin
Deputeti i partisë në pushtet Vetëvendosje, Enver Dugolli, duke komentuar sje...
-
11 vjet nga marrëveshja e parë Kosovë-Serbi në Bruksel
Sot bëhen 11 vjet nga nënshkrimi i marrëveshjes së parë mes Kosovës dhe Serbi...
-
G7 rikonfirmon mbështetjen financiare dhe ushtarake për Ukrainën
Grupi i shtatë vendeve më të zhvilluara të botës ripohoi mbështetjen e tij pë...
-
Ulutash i pranishëm në stërvitjen e Ushtrisë serbe “Whirlwind 2024”
Me ftesë të shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Ser...
-
Nënkryetarja e kryeqytetit do të ligjërojë kundër dhunës me bazë gjinore
Nënkryetarja e Kryeqytetit, Jehona Lushaku Sadriu do të ligjërojë kundër dhun...
-
Hajdari raporton sot në Komisionin për Integrime Evropiane
Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, do të rap...
-
Kurti viziton nga afër fillimin e punimeve në rrugën Kijevë-Dollc
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, do të vizitojë fillimin e punimeve të pr...
-
Maqedonci: Kemi informacione se Serbia sot do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën
Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci 24 orë pas bllokimit në kufi ...
-
SHBA bllokon nismën për anëtarësimin e territoreve palestineze në OKB
Shtetet e Bashkuara të enjten bllokuan OKB-në nga njohja e një shteti palesti...
-
Qalaj: Jankoviq duhet të intervistohet nga AKI-ja dhe PK-ja se çfarë informacionesh dha në Serbi
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Rashit Qalaj, ka thënë se zëvendës...
-
Ngjarjet e parapara për sot
Këto janë disa nga ngjarjet që janë paraparë për tu zhvilluar sot. Nënkrye...
-
Moti në Kosovë me vranësira
Për sot në Kosovë parashikohet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe inte...