Lajme

Nitaj thirrje qeverisë: Jepi fund grevës, gjej zgjidhje – problemi nuk është te sindikata e as Rrahman Jasharaj

Autori: Gazeta inFokus 18:49 | 12 September 2022

Muharrem Nitaj nga AAK i ka bërë thirrje qeverisë që t’i japë fund grevës, raporton Gazeta Blic.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se Qeveria është përgjegjëse e vetme pse nuk ka filluar mësimi.

Nitaj ka thënë se qeveria duhet ta kuptojë se problemi nuk është as te Sindikata e as te Rrahman Jashari, por te ata 20 e sa mijë mësues të cilët janë të pakënaqur me pagat që marrin.

-Advertisement-

Postimi i tij i plotë:

Qeveri jepi fund grevës

Qeveria është përgjegjëse e vetme pse nuk ka filluar mësimi.

Ajo duhet ta kuptojë se nuk është problemi as te Sindikata e as te Rrahman Jashari, por te ata 20 e sa mijë mësues të cilët janë të pakënaqur me pagat që marrin.

Sikur qeveria ta kishte plotësuar kërkesën e tyre për 50 euro shtesë, që dorën në zemër është minimaliste, as edhe 100 Rrahman Jashara e sindikata, nuk do të mund t’i shtynin në grevë. Prandaj kot po i bini në qafë Rrahman Jasharit! Nuk është ai problemi.

Nuk fiket Kosova për 50 euro shtesë për pagat e mësuesve!

Është punë e qeverisë ta garantojë fillimin e vitit shkollor e jo e sindikatës!

Jeni votuar për zgjidhje, gjejeni!

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ

Të tjera