Lajme

Nitaj-Pacollit: Përmende edhe aferën Pronto të VV-së

Autori: Gazeta inFokus 13:09 | 08 June 2018

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Muharrem Nitaj, tha se inicuesja e kësaj interpelance, po thirret në një raport të zyrës së komisionit për drejtësi të Komisionit Evropian i cili sipas tij, nuk ka asnjë lidhje me Qeverinë aktuale.

Sipas Nitajt, çështja e korrupsionit dhe krimit të organizuar është temë shumë atraktive sa herë që duan t’i thyejnë shtizat me Qeverinë, por nuk është e ndershme të shfrytëzohet një raport i kësaj kohe dhe thirret ne interpelancë kryeministri i Kosovës dhe kjo Qeveri.

“Zonja Pacolli përmendi një gjë duke thënë se Qeveria ka bërë presion mbi Gjykatën Kushtetuese, zonja Pacolli ju duhet të thoni se kush nga Qeveria ka bërë presion tek cili gjyqtar, kur dhe nuk po më duket e ndershme që të formuloni me çështje të kësaj natyre. Është mirë që përmenden të gjitha dyshimet që lidhen me krimin dhe korrupsionin. U përmenden këtu 53 milionë, u përmende Bechtel-i, por ndoshta do të ishte mirë që zonja Pacolli të fuste në këtë listë edhe një aferë që ka dalë kohëve të fundit, afera Pronto-VV”, tha Nitaj.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Prince Caffe pjesëmarrës në panairin “Gulfood Fair 2024” në Dubai
-Advertisement-

Të tjera