Lajme

Nitaj: Dukagjini s’është Metohi, PO autostradës

Autori: Gazeta inFokus 16:38 | 20 August 2019

Deputeti i AAK’së, Muharrem Nitaj ka shkruar në Facebook se është pro ndërtimit të autostradës së Dukagjinit dhe se kundërshtarët e këtij projekti e kanë gabim kur e trajtojnë Dukagjinin si të ishte Metohi

Nitaj ka shkruar në Facebook se kjo pjesë e Kosovës nuk trajtohet si me qenë Metohi, prandaj autostrada e Dukagjinit sipas tij është e nevojshme si buka.

“PO Autostradës së Dukagjinit. Hiç më pak se dy orë mu dashtën me ardhë nga Peja ne Prishtinë. Me ndonjë përjashtim, kjo rrugë ka mbetur si në kohën e Krajlit! Prandaj autostrada e Dukagjinit na duhet si buka. Nuk trajtohet kjo pjesë e Kosovës, si me qenë Metohi! Kundërshtuesit e këtij projekti e kanë gabim kur e trajtojnë Dukagjinin në këtë formë”, ka shkruar Nitaj në Facebook.

-Advertisement-

Ndërkaq përveç partisë së Haradinajt, të gjitha partitë e tjera po deklarohen kundër ndërtimit të saj. Milardëshin e paraparë për autostradë ata propozojnë që të shkojë në shëndetësi, arsim dhe gjyqësor

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ

Të tjera