Lajme

Nita Shala nis detyrën si ambasadore e Kosovës në Itali

Autori: Gazeta inFokus 18:50 | 01 August 2024

Nita Shala e ka nisur sot detyrën si ambasadore e Kosovës në Itali.

Në njoftimin e MPJD-së thuhet se Shala është profesoreshë e së drejtës dhe avokate me eksperiencë të gjerë profesionale në institucionet ndërkombëtare.

“Shala, mban titullin doktor shkence në drejtësi nga Graduate Institute-Geneva dhe ka përfunduar studimet themelore në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës, studimet master për drejtësi penale në Universitetin e Oxfordit dhe studime ekzekutive në Harvard, Shkolla për Qeverisje Kennedy”, thuhet në njoftimin e MPJD-së, transmeton Klankosova.tv.

-Advertisement-

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, e ka uruar Shalën për pozitën e saj të re, teksa ka shprehur bindjen se ajo do të shënojë hapa të ri të fuqizimit të marrëdhënieve mes dy vendeve.

“Jemi të bindur që me Ambasadoren e Jashtëzakonshme dhe Fuqiplotë të Republikës së Kosovës, Nita Shala, marrëdhëniet tona ndërshtetërore me Italinë do të shënojnë hapa të ri të zhvillimit dhe fuqizimit të tyre. Ambasada jonë dhe Ambasadorja Shala do t’i shërbejnë me përkushtim mërgatës sonë të përqendruar në Itali”, tha Gërvalla.

Deri më tani, ambasadore e Kosovës në Itali ishte Lendita Haxhitasim, të cilën Gërvalla e falënderoi për kontributin dhe punën e saj.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edhe një storie suksesi – PRINCE CAFFE lidh marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë më të madhe në Kroaci të shitjes me…
-Advertisement-

Të tjera