Nissan Qashqai vjen në edicion të ri
Autori: Gazeta inFokus
14:01 | 11 July 2017
Në fabrikën e Nissanit në Sanderland ka nisur prodhimi i modelit të ristilizuar Qashqai, premiera e të cilit ishte në panairin e automobilave në Gjenevë, në fillim të marsit.
Modeli i Nissanit, i cili ishte më i shituri në Evropë, ruan titullin e Crossoverit më të kërkuar në kontinentin e vjetër. Ai është avancuar në mënyrë që të ruajë statusin aktual te blerësit evropianë.
Pjesa e parme e automjetit është ristilizuar në tërësi. Është ndryshuar në tërësi forma e dritave dhe maska e ftohësit, e cila është rritur dukshëm.
Njëra nga inovacionet në Qashqai e ri është vendosja e teknologjisë ProPilot për vozitje gjysmautonome.
Duke iu falënderuar autopilotit, Nissan crosoover është në gjendje të shpejtohet dhe të ngadalësohet, si dhe të përcjellë korsinë e rrugës, të bëjë korrigjime të drejtimit të lëvizjes në korsi pa ndihmën e vozitësit, transmeton kp.
Automobili është i pajisur edhe me sisteme aktive të sigurisë, si teknologjia e frenimit automatik në raste të rrezikut. Ky sistem tash përfshin edhe teknologjinë e njohjes së këmbësorëve në rrugë. Qashqai 2018 ofron sistemin e paralajmërimit të lëvizjes së automjeteve tjera Rear Cross Traffic Alert, gjë e cila është e dobishme me rastin e parkimit nga mbrapa.
Aty është edhe teknologjia për njohjen e shenjave të komunikacionit, sistemi për detektimin e lodhjes dhe humbjes së përqendrimit te vozitësi, ndihma Intelligent Park Assist me rastin e parkimit, sistemi për zbulimin e automjeteve tjera në këndin e vdekur, paralajmërimi ndaj daljes së padëshiruar nga rruga dhe të ngjashme.
Gama e motorit ka mbetur e pandryshuar, ndërsa Nissan veçanërisht ndan 1.5 litra dCi me 110 kuaj fuqi dhe emision të CO2 prej 99 g/km.
Motorët tjerë janë 1.6 dCi me 130 kuaj fuqi, në variantet me ndërrues manual prej gjashtë shpejtësive dhe ndërrues shpejtësie CVT, si dhe opsionin 4×4, variantin benzinë 1.2 me 115 kuaj fuqi me të njëjtin kombinim sikur te dizeli dhe 1.6 me 163 kuaj fuqi, i pranishëm vetëm në modelet me ndërrues manual prej gjashtë shpejtësive.
Modelet benzinë janë në dispozicion kryesisht me motor të vendosur në pjesën e përparme.
Nissan në fabrikën në Angli ka investuar 53 milionë funta për përgatitjen e prodhimit të Qashqai të ristilizuar. Përveç kësaj, është rritur edhe kapaciteti i fabrikës. Nissan në fabrikën e ve në Sanderlend ka prodhuar mbi 2,8 milionë automjete crossover.
Prodhuesi japonez po në këtë fabrikë prodhon edhe modelet Leaf, Juke, si dhe Infinity Q30 dhe QX30, ndërsa në vitin 2016 ka prodhuar gjithsej 507.436 automobila.

T� tjera
-
Vdes ambasadori rus në SHBA/ Alexander Darchiev ndërroi jetë papritur në moshën 66-vjeçare
Ambasadori i Rusisë në Shtetet e Bashkuara, Alexander Darchiev, ka ndërruar j...
-
Kërceli i përgjigjet Abdixhikut: S’thashë se gruaja juaj ka tregtuar energji, por se ka kompani për tregtim të energjisë
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Kërçeli, i ka reaguar kryetarit të LDK...
-
Kurti udhëton drejt Irlandës, merr pjesë në Samitin e Komunitetit Politik Evropian
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar drejt Republikës së Irlandës...
-
Rama nga Dublini: Shohim një derë të hapur për t’u bërë pjesë e BE-së, jemi në një moment përcaktues të historisë tonë
Kryeministri Rama është shprehur nga Dublini se Shqipëria ka një mundësi real...
-
Në Veri zbulohen dy lokale ku organizohen lojëra te bixhozit, katër persona përfundojnë në Polici
Gjatë ditës së sotme Policia e Kosovës ka asistuar Inspektorët sanitar në dy ...
-
Trump thotë se SHBA-ja e ka fituar tashmë luftën me Iranin – tani kërkon “fitore totale”
Presidenti amerikan Donald Trump pretendon se Uashingtoni e ka fituar tashmë ...
-
Rama nga Dublini: Shohim një derë të hapur për t’u bërë pjesë e BE-së, jemi në një moment përcaktues të historisë tonë
Kryeministri Rama është shprehur nga Dublini se Shqipëria ka një mundësi real...
-
“Albina, ka paditur edhe Lirim Mehmetajn” – Abdixhiku i reagon Kërçelit: Bashkëshortja ime nuk është marrë kurrë me tregti të energjisë elektrike
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka reaguar pas deklaratave të deputetit t...
-
Bajrami: Procesi në Hagë prek esencën e shtetësisë së Kosovës
Akademiku Arsim Bajrami ka vlerësuar se procesi gjyqësor në Hagë ndaj ish-kre...
-
KEK-u reagon para protestës së sindikatës: Kërkesat e punëtorëve do t’i shqyrtojmë pas stabilizimit të situatës
Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka reaguar lidhur me paralajmërimin për...
-
Rizvanolli i përgjigjet Daut Haradinajt: Nuk kam parë asnjë fakt që është blerë rrymë nga kompanitë serbe
Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, i është përgjigjur deklarimeve të D...
-
Shiroka Pula: Cilësia e shëndetësisë matet me profesionalizmin e personelit dhe rezultatet e shërbimeve
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka thënë se cilësia e shërbimeve...


































