Auto&Tech

Nissan Leaf është makina më e shitur elektrike në botë, arrihen 300 mijë njësi të shitura

Autori: Gazeta inFokus 13:25 | 12 January 2018

Nissan ishte prodhuesi i parë që debutoi në tregun botëror me veturën e parë elektrike, në dhjetor të vitit 2010, ndërsa edhe sot e kësaj dite Nissan LEAF është ende makina më e shitur elektrike në botë.

Shitja e njësisë së 300,000 e Nissan Leaf është njoftuar më 8 janar 2018, pak më shumë se shtatë vjet që nga ardhja e njësisë së parë.

Më së shumti Nissan Leaf janë shitur në SHBA – ose saktësisht 114,827 më shumë se në çdo vend tjetër. Një tjetër sasi prej rreth 90,000 njësive u shitën në Japoni. Pra, për pjesën tjetër të botës, (kryesisht në Evropë) u shitën rreth 95,000 njësi të tjera të LEAF.

-Advertisement-

Që nga tetori, në Japoni, Nissan ka shitur gjeneratën e ardhshme LEAF, e cila në SHBA dhe Evropë është planifikuar të fillojë me shitjet në janar dhe shkurt respektivisht.

Zëvendëspresidenti Ekzekutiv i Nissan Daniele Schillaci tha “Këto shifra tregojnë që Nissan LEAF mbetet makina më e përparuar në botë, me arritjen më të madhe dhe disponueshmërinë më të madhe në botë. Nissan LEAF i ri është ikona e Nissan Intelligent Mobility sepse sjell një makinë edhe më emocionuese dhe përforcon përvojën e pronësisë dhe kontribuon në një botë më të mirë. Modeli i ri i LEAF do ta dërgojë lidershipin e veturave elektrike të Nissan edhe më tutje.”

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt
-Advertisement-

Të tjera