Lajme

Nismës i bashkohet regjisori i njohur, Limaj i uron mirëseardhje

Autori: Gazeta inFokus 12:17 | 04 May 2019

Nismës Socialdemokrate nga sot i është bashkuar edhe regjisori i njohur, Ben Apolloni. Në mjediset e selisë qendrore, mirëseardhje Apolloni i kanë uruar kryetari i Nismës, Fatmir Limaj, sekretari i Përgjithshëm, Bilall Sherifi dhe kryetari i degës se Nismës në Kaçanik, Agim Çaka.

Limaj falënderoi regjisorin e njohur që ka zgjedhur Nismën Socialdemokrate për ta dhënë kontributin e tij profesional. Ai tha se Nisma i ka dyert të hapura për të gjithë ata që vlerësojnë se mund ta japin kontributin e tyre në shërbim të vendit.

“Te Nisma Socialdemokrate ju do ta keni gjithë hapësirën dhe mbështetjen e nevojshme. Nisma është parti e cila u rri afër njerëzve. Ne po tregojmë shembull se si qeveriset, si në nivel qendror, ashtu edhe në atë lokal”, tha Limaj.

-Advertisement-

Ben Apolloni ka mbaruar studimet për regji teatri dhe master për regji filmi në Universitetin e Prishtinës. Ka qenë për dy vjet anëtar i bordit të Qendrës Kinematografike të Kosovës (mars 2011 – shtator 2013) dhe nga janari deri në qershor 2016, zv/kryeredaktor e më pas kryeredaktor i revistës “Plisi” në Cyrih të Zvicrës, deri në shtator 2016. Ka realizuar disa filma të shkurtër si regjisor e skenarist, të shpërblyer me çmime të ndryshme kombëtare e ndërkombëtare si dhe disa shfaqje nëpër teatro të ndryshme në Kosovë e Maqedoni.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera