Nismat për reforma zgjedhore, vetëm në letër
Autori: Gazeta inFokus
17:59 | 15 Tetor 2017
Reformat zgjedhore janë të domosdoshme për Kosovën, thonë përfaqësues të shoqërisë civile dhe ata të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
Pavarësisht faktit që vendi është duke kaluar nëpër procese zgjedhore, reformat e nisura për të ndryshuar Ligjin për zgjedhjet e përgjithshme dhe atë për zgjedhjet lokale janë të nevojshme, vlerësojnë ata.
Në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve theksojnë se ligjet ekzistuese kanë shërbyer për organizimin e zgjedhjeve, qoftë parlamentare apo atyre në nivelin lokal. Por, sipas tyre, reformat mbeten synim për të ardhmen.
Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka, thotë për Radion Evropa e Lirë, se në procesin zgjedhor aktual, mungesa reformave nuk do të ndikojë në zgjedhje.
“Meqenëse, tash kemi hyrë në proces, nuk e besoj se ka ndonjë ndikim [mungesa e reformave]. Mirë do të ishte të kryhen, sepse janë disa çështje, të cilat dukshëm do t’i kishin ndryshuar rrethanat, po tani kemi hyrë në proces dhe nuk ka kuptim”, thotë Daka.
Sipas saj, një reformë e duhur fillimisht do të ndihmonte në certifikim dhe decertifikim, por edhe shumëçka tjetër.
Mjellma Hapçiu-Alijaj, menaxhere e projekteve në organizatën Demokracia për Zhvillim, konsideron se institucionet kompetente të Kosovës, nuk po arrijnë për vite të tëra t’i miratojnë reformat zgjedhore, ashtu siç është pretenduar.
Ajo mendon se kjo çështje duhet të jetë prioritet dhe të kthehet në agjendën e punës në mekanizmat gjegjës.
“Edhe në zgjedhjet e 11 qershorit, krahas faktit që kishte zgjedhje të jashtëzakonshme nuk ka pasur parregullsi të mëdha. Nuk e besoj se edhe këtë herë në zgjedhjet lokale, si pasojë e mungesës reformave, do të ketë ndonjë ndikim negativ. Megjithatë, shikuar në një afat më të gjatë, duhet gjithsesi që reforma zgjedhore të kthehet në agjendë dhe iniciativat që kanë qenë deri tani, të mos lihen në gjysmë, por të vazhdohen dhe të shtyhen përpara”, vlerëson Alijaj.
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, vitin e kaluar formoi dy nëngrupe punuese, një për amendamentimin e Kushtetutës dhe një tjetër për reformën zgjedhore në të dyja nivelet, atë qendror dhe lokal.
Krahas reformave, ai kishte kërkuar edhe miratimin e Kodit, i cili do të ndihmonte në ‘dekriminalizimin e skenës politike në vend’ përmes, siç ka deklaruar, ‘pamundësimit të të gjithë atyre që janë nën hetime që të marrin poste publike ose të kandidojnë në zgjedhje’.
Gjatë nëntorit të vitit të kaluar, presidenti organizoi mbajtjen e dy takimeve me përfaqësues të disa partive politike dhe shoqërisë civile.
Por, Mjellma Hapçiu-Alijaj, e cila ka qenë pjesë e këtyre grupeve, thotë se për rezultatin e punës në këtë grup, ende nuk ka ndonjë përgjigje konkrete nga Presidenca.
“Si pjesë e këtij grupi punues, kemi dhënë propozimet tona, të cilat mendojmë se duhet të adresohen. Nuk është vazhduar kjo nismë e filluar nga presidenti dhe ne kemi bërë thirrje si organizata [D4D] që kjo iniciativë të shtyhet dhe madje të vazhdojë dhe të adresohet nga Kuvendi i Kosovës”, thekson Hapçiu-Alijaj.
Reforma zgjedhore pritet të përcaktojë edhe numrin e zonave zgjedhore, si dhe çështjen e listave të hapura apo të mbyllura.
Propozimet e presidenti Thaçi janë ndryshimet Kushtetuese për sa i përket zgjedhjes së presidentit nëpërmjet votës së popullit dhe zvogëlimi i numrit të deputetëve, përkatësisht që Kuvendi në të ardhmen të mos i ketë 120, por 100 ulëse.
Po ashtu, me anë të reformave në të ardhmen pritet që Kosova t’i njohë si pakica kombëtare e Kushtetuese edhe malazezët dhe kroatët. Edhe këto pakica, mendohet se më pas do të kërkonin ulëse në Kuvend.
Megjithatë, për votimin e reformave në Kuvend, sidomos atyre Kushtetuese, do të nevojitet mbështetja e komuniteteve pakicë, ngase do të kërkohet votimi i dyfishtë, përkatësisht që reformat të marrin 80 vota të deputetëve dhe dy të tretat e votave të pakicave. /rel/

T� tjera
-
Ministria e Drejtësisë e kishte caktuar në pozitë të rëndësishme prokuroren – ndaj së cilës gruaja që u vra në Pejë kërkoi të mirren masa
Më 20 prill 2026, Qeveria Kurti kishte miratuar propozim-vendimin e Ministris...
-
Kushërira e Arlinda Zekajt: Ajo e kishte lajmëruar rastin, por nuk pati përkrahje nga institucionet
Vajza e axhës së Arlinda Zekajt, e cila u vra në Vitomiricë të Pejës, ka dekl...
-
Ligji për Specialen kthehet në Kuvend, Nagavci tregon nëse VV-ja do ta mbështesë PDK-në
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Arbërie Nagavci, k...
-
“Do të mbetesh gjithmonë në kujtimet tona”, kompania ku punonte Arlinda Zekaj me mesazh prekës pas vrasjes së saj
Kompania Zekaj Tours ka shprehur dhimbjen e thellë për vrasjen e Arlinda Zeka...
-
Thirret në raportim Kryeprokurorja e Pejës – së cilës viktima i shkroi letër tri ditë para vrasjes
Kryeprokuroria në Kosovë është vënë në lëvizje tek pas vrasjes së Arlinda Zek...
-
Musliu kërkon përgjegjësi për rastin në Pejë: Fjalët pa veprime konkrete nuk e shpëtojnë askënd
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka reaguar pas rastit tragjik në Vitomir...
-
Kuvendi sot mban seancë të jashtëzakonshme për vrasjen e gruas nga Peja
Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot, në orën 15:00, një seancë të jashtëzakonsh...
-
Kronologjia e rastit të Arlinda Zekajt sipas Prokurorisë – Çfarë kishte ndodhur?
Prokuroria Themelore në Pejë ka dalë me një njoftim të detajuar lidhur me vep...
-
OJQ `QIKA` paralajmëron aksion simbolik para qeverisë
Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion – QIKA ka njoftuar se sot në orën 13:...
-
Koçi pas vrasjes së Arlinda Zekajt: Në një shtet normal do të kishte dorëheqje deri në nivelet më të larta politike dhe të drejtësisë
Avokati Arianit Koçi ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke k...
-
Smajli: Për herë të parë nga 2010-ta arrin në 8 numri i grave që u vranë për 1 vit
Gazetarja Hateme Smajli ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Sylaj Zekajt në Pej...
-
Vràsja e Arlinda Zekajt, të mërkurën protestë në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë
Pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, për të mërkurën është p...





























