Lajme

Nisma vendos sot për ministrat

Autori: Gazeta inFokus 10:25 | 08 September 2017

Nisma për Kosovën, ende nuk ka vendosur për ministrat në qeverinë Haradinaj.

Haxhi Shala, deputet i Nismës për Kosovën ka konfirmuar për ‘Indeksonline’, se kryesia e këtij subjekti do të mblidhet sot ku do të vendos për emrat e ministrave.

“Ende nuk kemi vendosur. Pres sot gjatë ditës kryesia të mblidhet dhe të vendos për emrat. Tani për tani nuk mund të them asgjë më shumë”, ka thënë Shala.

-Advertisement-

Partia e Fatmir Limajt në qeverinë Haradinaj do t’i ketë tri ministri.

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë

Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale

Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë.

Poashtu, ky subjekt do ta ketë edhe një post të zv/kryeministrit.

Mandatari për formimin e qeverisë, Ramush Haradinaj ka paralajmëruar për sot prezantimin e kabinetit qeveritar.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vrasja e Lulzim Fejzullahut, vjen reagimi i parë nga ministrja Haxhiu
-Advertisement-

Të tjera