Nisma për anëtarësim në KE, Tahiri: Ky është rast ideal për vendin të cilin duhet ta shfrytëzojmë
Autori: Gazeta inFokus 12:27 | 12 May 2022
Shefi i grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, e ka përshëndetur nismën e Qeverisë së Kosovës, që të aplikoj për anëtarësimin në Këshillin Evropian.
Ai tha se ky është ky është rast ideal për vendin
dhe se Republika e Kosovës nuk besoj se do të ketë situatë tjetër më të volitshme për anëtarësim në Këshillin e Evropës.
Mirëpo, Tahiri ka dy këshilla për Qeverinë e Kosovës, e para, ndikimi i Rusisë në Këshillin Evropian dhe dy, Qeveria duhet të përpilojë një qarkore informuese për të gjitha ambasadat në Evropë dhe vendet anëtare të Këshillit të Evropës.
“Anëtarësimi i Republikës së Kosovës në Këshillin e Evropës e ka një momentum të mirë, të cilin duhet ta shfrytëzojmë. Zhvillimet në Ukrainë dhe vendimi për ta larguar Rusinë nga Këshilli i Evropës, janë dy ngjarje që mund të kthehet në favorin tonë, në qoftë se punojmë në mënyrë strategjike, sistematike dhe gjithëpërfshirëse.
Gjatë vizitës në Strasburg, në të gjitha takimet me deputetë të Asamblesë Parlamentare, nuk kemi hasur në përgjigje negative të tipit ‘nuk duhet të aplikoni’. Në fakt, në shumicën e rasteve në këto takime kemi gjetur mbështetje dhe tone optimiste dhe inkurajim.
Janë dy çështje që duhet kushtuar rëndësi:
1. Rusia edhe pse e larguar nga Këshilli i Evropës, ende ka ndikim në ketë institucion, ndikim që e ushtron përmes vendeve të saj mike, andaj;
2. Qeveria duhet që të përpilojë një qarkore informuese për të gjitha ambasadat tona në Evropë dhe vendet anëtare të Këshillit të Evropës. Secili Ambasador duhet të kontaktojë me Ministrinë e Punëve Jashtme përkatëse, për të kërkuar që vendi i tyre të na ndihmojë dhe votojë në Asamblenë Parlamentare.
Ky është rast ideal për vendin. Republika e Kosovës nuk besoj se do të ketë situatë tjetër më të volitshme për anëtarësim në Këshillin e Evropës”, ka shkruar Tahiri në Facebook.
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...