Lajme

NISMA nuk e merr me nguti zgjidhjen e Presidentit të ri: Ka kohë deri në vitin e ardhshëm

Autori: Gazeta inFokus 11:09 | 17 November 2020

Shefi i Grupit Parlametar të NISMA-s, Endrit Shala konsideron se çështja e zgjedhjes së presidentit të ri të vendit nuk e ka kohën tash. Shala thotë se partia e tij nuk e ka diskutuar akoma këtë çështje dhe se për presidentin ka kohë deri vitin tjetër.

Politika kosovare sipas tij, do duhej të fokusohet në temat me të cilat po ballafaqohet Kosova tani, duke përfshirë veprimet e Gjykatës Speciale.

Shala thotë se Kosova duhet të mirret me çështjet që po ballafaqohet historia dhe e ardhmja e saj.

-Advertisement-

“Për shkak të situatës aktuale ne si NISMA akoma nuk kemi diskutu për këtë çështje. Nuk jemi duke e parë si çështje që në këtë moment duhet të diskutohet dhe të vendoset për të. Kosova ka kohë deri në vitin e ardhshëm me e zgjedh çështjen e Presidentit. Kështu që një herë për një herë ne si NISMA nuk e kemi diskutuar këtë çështje. Për shkak të gjendjes aktuale politike me të cilën është duke u ballafqu Kosova, kjo nënkupton edhe veprimet e fundit që janë marrë nga Gjykata Speciale në raport me krerët e UÇK-së, ne konsiderojmë, ose të paktën unë konsideroj që një herë nuk është temë që duhet të diskutohet çështja e zgjedhjes së presidentit. Ka kohë për këtë temë. Politika e Kosovës duhet të fokusohet në çështjet që është duke u ballafaquar Kosova, historia e saj dhe e ardhmja e saj”, u shpreh Shala për Gazeta Blic.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera