Lajme

Nisma mblidhet para seancës, të sigurt se qeveria do të rrëzohet (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 10:16 | 10 May 2017

Kur pritet që në çdo moment të nis seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës për votimin e mocionit ndaj qeverisë, deputetë të Nisma për Kosovën janë takuar në zyrën e grupit parlamentar të kësaj partie.

Valdete Bajrami, Enver Hoti, Zafir Berisha, Haxhi Shala, Shkurije Bytyqi dhe kryetari i kësaj partie Fatmir Limaj janë parë në disponim, duke marrë parasysh fytyrat e tyre që shihen edhe në fotografinë e publikuar në Facebook.

“#NISMApërKosovën #Nembajmëfjalën Qeveria shkoj te shpija!!”, ka qenë mbishkrimi i fotografisë.

-Advertisement-

Ndryshe Kryesia e PDK-së pak minuta më parë ka përfunduar mbledhjen e saj ku ka vendosur që përgjegjësinë për mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë Mustafa ta bart te deputetët.

Por, burime të Telegrafit bëjnë me dije se deputetët e PDK-së do të votojnë pro rrëzimit të Qeverisë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera