Lajme

Nisma i bënë thirrje KQZ-së të ndërpres procesin e numërimit të votave të ardhura nga Serbia

Autori: Gazeta inFokus 22:11 | 23 October 2019

Nisma Socialdemokrate ka tërhequr nga QNR të gjithë vëzhguesit e saj, në shenjë proteste, pasi kanë filluar të numërohen votat e ardhura nga Serbia.

Skënder Reçica nga kjo parti, i ka bërë thirrje KQZ-së që të ndërpresë këtë proces, duke vepruar kështu sipas Kushtetutës.

“Jemi këtu për faktin se në këto momente sipas informacioneve që ne kemi, po tentohet që të fillojë numërimi i votave të jashtëligjshme, të cilat kanë ardhur nga Serbia dhe të cilat janë në kundërshtim me ligjin zgjedhor, i cili precizon qartë modalitetet se si duhet të zhvillohet procedura e votimit me postë”  thotë Reçica.

-Advertisement-

Ai gjithashtu tha se janë aty për të tërhequr të gjithë vëzhguesit e koalicionit Nisma-AKR sepse nuk dëshirojnë të jenë pjesë e një procesi të jashtëligjshëm.

“Ne jemi këtu për t’i tërhequr të gjithë vëzhguesit e koalicionit Nisma-AKR, për faktin se nuk dëshirojmë të bëhemi pjesë e një procesi, i cili po tenton të fillojë për numërimin e votave të cilat konsiderohen dhe janë të jashtëligjshme, e të cilat kanë ardhur në rrugë ilegale të cilat për qëllim kanë dëmtimin e procesit zgjedhor në vend. Ne i bëjmë ftesë KQZ-së që menjëherë ta ushtrojë mandatin kushtetues, të merr vendim dhe ta ndërpresë këtë proces. Ky proces i numërimit të votave të paligjshme, dëmton vullnetin e mbi 40 mijë qytetarëve të Kosovës, të cilët kanë votuar për koalicionin Nism a me AKR. Ne kërkojmë nga KQZ që në bazë të mandatit kushtetues t’i ndërmarrin të gjitha veprimet dhe të mos heshtë, sepse këtu po tentohet të cenohet demokracia, po tentohet të cenohet vullneti i qytetarëve tashmë të deklaruar me datën 6 tetor”, tha ai.

 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera