Lajme

Nisma e kandidon për deputet vëllanë e Jakup Krasniqit

Autori: Gazeta inFokus 15:07 | 15 January 2021

Nisma Socialdemokrate ka kandiduar për deputet Abdyl Krasniqin që është vëllai i Jakup Krasniqit, shkruan Gazeta Express.

Kryetari i Nismas, Fatmir Limaj tha se “angazhimi i tij në politik është një mesazh i qartë se do t’i mobilizojnë të gjitha energjitë atdhetare dhe profesionale me qëllim që fryma atdhetare që ka mbjellë Jakup Krasniqi të dalë sa më e fuqishme në këto zgjedhje!”

“Më lejoni t’ju njoftoj se në këto zgjedhje, në listën e kandidatëve për deputet të NISMËS Socialdemokrate është Abdyl Krasniqi, vëllai i Jakup Krasniqit dhe bashkëveprimtar i palodhur në rrugëtimin e deritashëm. Angazhimi i tij në vijë të parë të luftës sonë politike është një mesazh i qartë se do t’i mobilizojmë të gjitha energjitë tona atdhetare dhe profesionale me qëllim që fryma atdhetare që ka mbjellë Jakup Krasniqi të dalë sa më e fuqishme në këto zgjedhje!”, thuhet në njoftimin e Fatmir Limaj.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera