Lajme

NISMA distancohet nga anëtari i saj i cili u arratis për ‘avullimin’ e 2 milionë Eurove të Thesarit

Autori: Gazeta inFokus 21:58 | 21 October 2020

Nisma Socialdemokrate është distancuar nga anëtar Kadri Shala, për të cilin raportohet se është njëri nga biznismenet në të cilin kanë shkuar dy milionë euro nga thesari i Kosovës.

Sekretari i Përgjithshëm i Nismës, Bilall Sherifi, ak thënë se ai nuk e njeh atë, por kushdo qoftë e dënon këtë akt.

 

-Advertisement-

 

“Nisma distancohet nga një veprim i tillë dhe fton gjithë sistemin e drejtësisë ta ndjekin këtë rast deri në fund për të kthyer paratë deri në fund dhe ata të marrin deëmin”, ka thënë ai në Kanal 1o.

Më tutje, ai ka thënë se është për t’u dënuar ky veprim dhe se kjo duhet të shërbeje si alarm për siguri më të madhe në sistemin financiar.

“E dënoj fuqishëm aktin e vjedhjes së parave, por gjithkund në botë ku punohet me para duhet të këtë siguri më të madhe”, ka shtuar ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut

Të tjera