Nisma: Cilat janë pazarllëqet e LVV-së me Nenad Rashiqin?
Autori: Gazeta inFokus 19:44 | 13 November 2019
Nisma Socialdemokrate e ka pyetur Lëvizjen Vetëvendosje se cilat janë pazarllëqet e saj me Nenad Rashiqin?
Përmes një komunikate, Nisma thotë se ajo që ishte e pakuptueshme në qëndrimet e LVV-së kishte të bënte me përdorimin e termit “pazarllëqe” në këtë kontekst.
“Refuzimi i kutive me fletëvotime të falsifikuar ishte dëshmi e qartë se askush nuk kishte pranuar të hynte në “pazarllëqe” me Serbinë dhe dorën e zgjatur të saj, Listën Serbe. Por, të gjitha dilemat rreth pazarllëqeve i hoqi lideri i koalicionit ‘Slloboda’, Nenad Rashiq.
I njëjti Nenad Rashiq ishte kategorikisht kundër pakove me fletëvotime të falsifikuara. Këtë qëndrim ai e mbrojti në emisionin PRESSING në T7, të datë 8 nëntor 2019 kur tha: Votat e serbëve grumbullohen në Nish dhe bëhen fletëvotime false!”, thotë Nisma.
Komunikata e plotë e Nismës:
Cilat janë pazarllëqet e LVV-së me Nenad Rashiqin?
Logjika e drejtimit të gishtit ndaj rivalëve politik për veprime që i bën vet, e sintetizuar në sintagmën e njohur “T’i them sa nuk më ka thënë”, doli në shesh edhe në lojën që kurdisi Serbia me pakot e mbushura me fletëvotime të falsifikuara.
Përveç Listës Serbe, të gjitha forcat politike garuese që u prononcuan rreth këtyre “pakove-peshqesh” të ardhura nga Qeveria e Serbisë ishin kategorike që të mos pranohen dhe të konsiderohen të tilla siç janë: të paligjshme. Duke e argumentuar në mënyrë bindëse, PZAP-ja solli vendim dhe i shpalli të paligjshme.
Duke parë përfitimin që mund të nxirrnin nga “peshqeshi” i Aleksandër Vuçiqit, LVV-ja u tërhoq nga qëndrimet e mëparshme, të shprehura nëpërmjet komunikatës së 13 tetorit 2019 dhe përfaqësuesve të saj në mbledhjen e KQZ-së, të datës 13 tetor 2019, dhe fletëvotimet e falsifikuara dhe të paligjshme kërkon të shpallen si të ligjshme!
Edhe më keq se kaq: vendimin e PZAP-së LVV-ja e quan si rezultat të pazarllëqeve dhe kërkon nga Gjykata Supreme që të legjitimojë trafikimin e procesit zgjedhor që u përpoq të bënte Qeveria e Serbisë!
Turpi nuk ka brirë! Në rastin konkret turpi ka marrë formën e përpjekjes për t’ua mohuar të drejtën e përfaqësimit 42 mijë qytetarëve të Kosovës, për interesa të Serbisë dhe atyre që mendojnë se kjo strategji e shtetit serb çon ujë në mullirin e tyre!
Ajo që ishte e pakuptueshme në qëndrimet e LVV-së kishte të bënte me përdorimin e termit “pazarllëqe” në këtë kontekst. Refuzimi i kutive me fletëvotime të falsifikuar ishte dëshmi e qartë se askush nuk kishte pranuar të hynte në “pazarllëqe” me Serbinë dhe dorën e zgjatur të saj, Listën Serbe.
Por, të gjitha dilemat rreth pazarllëqeve i hoqi lideri i koalicionit “Slloboda”, Nenad Rashiq. I njëjti Nenad Rashiq ishte kategorikisht kundër pakove me fletëvotime të falsifikuara. Këtë qëndrim ai e mbrojti në emisionin PRESSING në T7, të datë 8 nëntor 2019 kur tha: “Votat e serbëve grumbullohen në Nish dhe bëhen fletëvotime false”!
Kërkesa e një koalicioni politik të serbëve të Kosovës që të mos pranoheshin fletëvotimet e falsifikuara ishte plotësisht e drejtë. Ajo që në shikim të parë nuk kuptohet sot është ndryshimi i qëndrimit të Nenad Rashiqit dhe ankesa e tij drejtuar Gjykatës Supreme që të konsiderohen të ligjshme fletëvotimet e falsifikuara ku koalicioni “Slloboda” nuk ka asnjë votë të vetme, sepse mbushja 100% e këtyre fletëvotimeve fals janë për Listën Serbe!!!
Ky paradoks nxjerr në shesh pazarllëqet e LVV-së me Nenad Rashiqin. Cilat janë pazarllëqet e tyre nga takimet që kanë pasur do të tregojë koha. Por as Serbia, as Lista Serbe, as Nenad Rashiqi e as LVV-ja dhe as pazarllëqet e tyre nuk do të mund të shkelin mbi ligjet e Kosovës dhe nuk do të mundin ta nëpërkëmbin vullnetin politik të mbi 42 mijë qytetarëve të Kosovës!
Të tjera
-
“Mendoja Albin Kurti babën e vet e shti n’burg me zënë n’korrupsion… e sot” – Behrami tregon çfarë bindje kishte për Kryeministrin
Analisti Artan Behrami tha se ndjehet i mashtruar sikur 51% i qytetarëve që k...
-
Alarm në Gjermani, një bom*ë 500 kilogramëshe gjendet në afër të “Mewa Arena”
Pavarësisht se Lufta e II Botërore është mbyllur në vitin 1945, nuk janë të p...
-
Djali i shoferit të Pal Lekajt i dehur god*t një këmbësore në Gjakovë, voziste pa patentë shofer
Numri i madh i aksidenteve në trafik po vazhdon të jetë shqetësues. Jo rrallë...
-
Burri nga Ferizaj largohet nga shtëpia me para, veturë dhe dokumente, gruaja e paraqet në polici
Një grua nga Ferizaj ka raportuar se burri i saj është larguar nga shtëpia dh...
-
Lajçak deklarohet për takimin e sotëm, thotë se ka paraqitur një ‘dokument kompromisi’ për dinarin
I Dërguari i Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, k...
-
Fejohet analisti Astrit Gashi, me gazetaren e njohur
Analisti Astrit Gashi i ka dhënë fund beqarisë. Ai ka kurorëzuar dashurinë...
-
IS*S kërcënὁn Shqipërinë dhe Kosovën?
Video-propagandistike, publikuar në rrjetet sociale nga ISIS, ku në mesin e 6...
-
Kurti falënderon deputetët gjermanë për mbështetjen ndaj Kosovës
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti së bashku me zëvendësministrin e Punëve t...
-
Osmani pas suksesit të Distrisë: Jashtëzakonisht krenare, në Paris, më e fortë se kurrë
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka reaguar pasi Distria Krasniqi u shpall...
-
Azemi i LDK-së: Nëse zgjedhjet mbahen këtë të diel, fitojmë ne
Zyrtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Visar Azemi, në një intervistë në F...
-
Përfundon takimi në Bruksel, Bislimi: Serbia kërkon që strukturat ilegale të financohen deri në krijimin e Asociacionit
Kryenegociatori i Kosovës, Besnik Bislimi, tha pas rundit të ri të dialogut, ...
-
Arrestohet i dyshuari që gjuäjti dhe vräu një person në rrugën “B” në Prishtinë
Policia ka njoftuar se kanë arrestuar personin e dyshuar i cili mbrëmë në orë...