Lajme

NISMA akuzon VV-në se po shantazhon vëzhguesit në QNR

Autori: Gazeta inFokus 09:30 | 15 November 2019

Nisma social demokrate në një komunikatë për media ka akuzuar Vetëvendsojen se po ju bën shantazh vëzhguesve në QNR.

“Ne si parti politike, vazhdimisht jemi duke përcjellë këtë zhvillim, dhe gjatë gjithë këtyre ditëve të rinumërimin, vëzhguesit kanë vërejtur shumë parregullsi dhe janë ballafaquar me presione të ndryshime nga anëtarët e LVV-së në KQZ”, thuhet në komunikatën e Nismës.

Në këtë komunikatë thuhet se anëtarët e VV-së në Qendrën e Numërimit dhe të Rezultateve po vendosin se cilat fletëvotime jane të vlefshme dhe cilat të pavlefshme.

-Advertisement-

“Përfaqësuesit e LVV-së në KQZ, përkatësisht znj. Nazlie Balaj dhe z. Adnan Rrustemi vazhdimisht kanë ndërhyrë në tavolinat ku po bëhet rinumërimi i votave, duke kërcënuar dhe shantazhuar stafin dhe vëzhguesit e angazhuar në QNR. Të apostrofuarve më lartë nuk ju mjafton presioni mbi punëtorët e QNR-së dhe vëzhguesit e partive tjera, ata ndërhyjnë edhe fizikisht në fletëvotime”,thuhet në komunikatë.

Sipas Nismës këto ndërhyrje të vazhdueshme dhe presioni që po bëhet nga kjo parti në QNR është në kundërshtim me ligjin.

“Ndërhyrjet e vazhdueshme të znj. Nazlie Balaj dhe z. Adnan Rrustemi në tavolinat e rinumërimit për të dirigjuar se cila votë është e vlefshme apo e pavlefshme dhe presioni që po u bëhet vëzhguesëve dhe stafit të QNR-së është skandaloz dhe në kundërshtim me ligjin”, thuhet në vazhdim të komunikatës.

E kjo parti i bën thirrje kryetares së KQZ-së, Valdete Daka që të ndalojë urgjentisht këto ndërhyrje.

“Prandaj, i bëjmë thirrje kryetares së KQZ-së, që të ndalojë urgjentisht ndërhyrjen e këtyre anëtarëve të KQZ-së në procesin e rinumërimit të votave. Duke ditur përgjegjësitë e qarta ligjore të anëtarëve të KQZ-së që janë të parapara me ligj, ndërhyrja e çdo anëtari të KQZ-së në tavolinat e rinumërimit është presion, është intimidim, duke shfrytëzuar pozitën e tyre për të ndikuar ndaj punëtorëve të administratës, që janë përgjegjës për rinumërimin e votave, po ashtu është qëllim për të penguar vëzhguesit e partive politike për të kryer detyrën e tyre të paraparë me ligj”, përfundon komunikata./Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera