Lajme

Nisje e dobët nga Lampard, Chelsea humb 4 me 0 në Old Trafford

Autori: Gazeta inFokus 19:32 | 11 August 2019

Legjenda e ekipit anglez Chelsea, Frank Lampard, këtë sezon ka marr postin e trajnerit të këtij ekipi.

Por, fillimi në këtë pozitë, në premier ligën angleze, ishte shumë i dobët për Lampard, shkruan gazeta inFokus.

Kjo, pasi lojën e parë, Chelsea humbi ndaj Manchester United me rezultat 4 me 0.

-Advertisement-

Rashford, shënoi në minutën e 18, derisa në minutën e 65 dyfishoi rezultatin Martial.

Vetëm dy minuta më vonë, Rashford shënon përsëri për të ngritur rezultatin në 3 me 0, derisa goditjen finale ja dha James në minutën e 81, shkruan gazeta inFokus.

Se a do të përmirësohet Chelsea do të shihet në vazhdimin e kampionatit, mirëpo, pritet të ketë probleme pasi është larguar Eden Hazard dhe Chelsea nuk ka mundur të blej lojtarë për shkak të përjashtimit nga afati kalimtar./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt
-Advertisement-

Të tjera