Lajme

Nisin zgjedhjet e LDK-së në Vushtrri, Avdiu: Mbarëvajtja e tyre ishte shumë e rëndë

Autori: Gazeta inFokus 23:36 | 01 Shtator 2023

Sekretari i degës së LDK-së në Vushtrri, Avdi Avdiu, në “Edicionin Special” në Klan Kosova, bëri të ditur se sot ka nisur procesi i zgjedhjeve në degën e LDK-së në Vushtrri.

Ai u shpreh se mbarëvajtja e këtyre zgjedhjeve ishte shumë e rëndë.

Avdiu tutje tha se procesi filloi me një komision të zgjedhur nga një, siç u shpreh ai, kryesi gjysmake.

-Advertisement-

“Sot ishte dita e parë që ka filluar procesi i zgjedhjeve në degën e LDK-së në Vushtrri, mirëpo mbarëvajtja e tyre ishte shumë e rëndë. Filloi një proces me një komision të zgjedhur nga një kryesi gjysmake, e udhëhequr nga Xhafer Tahiri, me të cilin komision sot u bënë shumë keqpërdorime”, u shpreh ai.

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy