Lajme

Nisin punën eskavatorët në Shipitullë (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 14:38 | 26 December 2017

Vetëm pak ditë pasi u arrit marrëveshja mes banorëve të Hades dhe Qeverisë së Kosovës për shpronësim të pronave të paluajtshme kanë filluar punimet në këtë fshat.

Eskavatorët kanë filluar punimet pasi në fshatrat Hade she Shititullë të komunës së Obliqit parashihet të bëhet zgjerimi i mihjes sipërfaqësore për eksploatim të thëngjillit për prodhim të energjisë elektrike, shkruan Infokusi.com.

Gjatë kësaj ceremonie ishin të pranishëm drejtori menaxhues i Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), Arben Gjukaj, Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka dhe këshilltari i Kryeministrit, Arbër Vllahiu.

-Advertisement-

Gjukaj tha se punimet po zhvillohet me dy eskavatorë për të përshpejtuar procesin.

“Sot përfundimisht po fillojnë aktivitet pas një punë rreth 3 vite, momentalisht janë duke punuar 2 eskavatorë për të përshpejtuar procesin dhe për të evituar një krizë që mund të kalojë vendi ynë”, ka thënë Gjukaj.

Këshilltari i kryeministrit, Arbër Vllahiu tha se qeveria Haradinaj ka përmbyllur njërën nga çështjet më të mëdha të vendit.

“ Procesi i shpronësimit në Hade dhe Shipitullë sot ka marrë fund dhe banorët e këtyre dy fshatrave kanë nënshkruar kontrata me Korporatën Energjetike të Kosovës. Kryeministri Haradinaj dhe qeveria e Kosovës kanë përmbyllur njërën nga çështjet më të mëdha të vendit që kanë mbajtur peng çështjen energjetike prej më shumë së 10 vjetësh” , ka thënë Vllahiu.

Vllahiu ka shtuar gjithashtu se të gjitha objektet në këtë zonë do të rrënohen para Vitit të Ri ndërsa nuk do të këtë ndërprerje të energjisë elektrike dhe rritje të çmimit të saj, shkruan Infokusi.com.

E ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka e ka quajtur arritje të jashtëzakonshme sigurimin e furnizimit të brendshëm të energjisë ndërsa ka folur edhe për humbjet milionëshe nga mos funksionimi i eskavatorëve.

“Eskavatori prapa ka mbi 16 muaj që nuk ka qenë funksional, kosto mujore është 1 milionë euro pa funksionim pra këto janë humbjet nga neglizhenca e një Qeverie që nuk ka dashur ti jap prioritet fushës së energjisë. Sigurimi i furnizimit të brendshëm energjetike është një arritje jashtëzakonisht e madhe” ka thënë Lluka.

Korporata Energjetike e Kosovës disa herë kishte bërë kërkesa për banorët e Hades dhe Shipitullës që të arrijnë marrëveshje për shpronësim, madje çështja kishte arritur deri aty ku kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj u kishte dhënë ultimatum prej dhjetë ditësh banorëve të Hadës dhe Shipitullës që të pranojnë ofertën e tij për zhvendosje, përndryshe do të dërgojë ekskavatorët dhe do ta zbatojë ligjin.

Portali “Infokusi.com” kishte raportuar ditë më parë për rezistencë që banorët e lagjes Mirena ne Hade po i bënin Qeverisë së Kosovës, (kliko këtu).

Duhet ritheksuar se nga vonesat për nënshkrimin e marrëveshjeve për zhvendosje që kanë shkaktuar banorët e fshatit Shipitullë dhe Hade, vendi po rrezikohej që të mbetej pa energji elektrike madje po importoheshin 500 megavat energji elektrike./INFOKUSI

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studente dhe prind, Medina Berisha tregon për rrugëtimin e saj akademik në UNI- Universum International College, fuqizuar nga Arizona State…
-Advertisement-

Të tjera