Lajme

Nisin pritjet në pikat kufitare në hyrje të Kosovës: Kolona më të gjata në Merdare

Autori: Gazeta inFokus 14:56 | 06 July 2021

Për dallim nga sezoni veror në vitin e kaluar ku mërgimtarëve iu pamundësua ardhja në Kosovë, këtë herë numri i atyre që do të vijnë pritet të jetë edhe më i madh.

Tashmë që po hyjmë në javën e dytë të korrikut, numri i mërgimtarëve të cilët i janë drejtuar vendlindjes është tejet i madh.

Derisa korriku dhe muaji gusht pritet të jenë dy muajt me ardhjen më të madhe të tyre, në pikat kufitare veçse ka filluar të ndryshojë orari i pritjeve.

-Advertisement-

Nga pesë minuta sa është zakonisht pritja, këtë të martë në pikën kufitare të Merdares pritja është deri në një orë.

Ngjashëm situata është edhe në pikën kufitare të Dheu të Bardhë, ku pritjet në hyrje janë 40 minuta.

Siç duket kolonat në këto pika kyçe kufitare veçse kanë filluar, e derisa pritet që numri në ardhje të jetë edhe më tutje në rritje.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera