Rozë

Nisin përgatitjet për edicionin e ri të BBVK, Olsa publikon foton nga shtëpia

Autori: Gazeta inFokus 16:15 | 25 August 2026

Përgatitjet për edicionin e pestë të reality show-t “Big Brother VIP Kosova” tashmë kanë nisur. Përmes një postimi të fundit në Instastory, producentja Olsa Muhameti ka bërë të ditur se puna në prapaskenë ka filluar zyrtarisht.

Ajo ka ndarë një fotografi të realizuar pikërisht brenda shtëpisë së BBVK-së, ku shihet se po punohet për transformimin e ambienteve për sezonin e ri.

“Ky është një moment shumë emocionues. Kur shtëpia e vjetër, e një sezoni me sukses absolut, ia lë vendin shtëpisë së re. BBVK5… duke u ngarkuar”, ka shkruar Olsa mbi foton e publikuar, duke konfirmuar ndryshimet e mëdha që po realizohen.

-Advertisement-

Me nisjen e përgatitjeve, ekrani pritet të ndizet sërish këtë vjeshtë.

Megjithëse emrat e banorëve VIP dhe data e saktë e nisjes po mbahen ende sekret, ethet e spektaklit të madh sapo kanë filluar

Bletaria Haxhia – Tradita familjare dhe përkushtimi ndaj bletarisë sjellin mjaltë natyral e cilësor në tryezat tuaja
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy