Lajme

Nisin homazhet tek varri i heroit Afrim Bunjaku, merr pjesë edhe ambasadori Hovenier (PAMJE)

Autori: Gazeta inFokus 09:48 | 24 September 2024

Pas vizitave në familjen e Afrim Bunjakut në njëvjetorin e rënies së tij në krye të detyrës tashmë kanë nisur edhe homazhet tek varrezat.

Në homazhe përveç kryeministrit Albin Kurti është edhe ambasadori amerikan, Jeffrey Hovenier, shkruan Gazeta Infokus.

Rreshteri policor Bunjaku u vra nga një sulm terrorist në veri të vendit, nga bandat kriminale serbe, të armatosura e të maskuara në sulmin në fshatin Banjskë të Zveçanit.

-Advertisement-

Përveç homazheve te varri i Heroit Afrim Bunjaku do të vendosen kurora me lule, si dhe do të bëhet përurimi i rregullimit të pllakës dhe varrit të heroit.

Po ashtu në shënim të kësaj ditë nga ora 15:00, mbahet akademia Përkujtimore në sallën e Kuqe, Pallati i Rinisë- Prishtinë./Gazeta Infokus/

Pamje nga nisja e homazheve:

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nis bashkëpunimi serioz dhe strategjik midis Comodita dhe JYSK International
-Advertisement-

Të tjera